Demo: Pasuritë e konfiskuara i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi një galeri arti të ngritur në ambientet e një ish-bar kafeje të konfiskuar nga shteti.


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi një galeri arti të ngritur në ambientet e një ish-bar kafeje të konfiskuar nga shteti. Gjatë vizitës, ministri u angazhua për zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, me synimin që pasuritë dhe vlerat monetare të konfiskuara t’u shërbejnë më shumë qytetarëve dhe komuniteteve në të gjithë vendin.

Hapësira, që dikur i përkiste një personi të lidhur me krimin, sot u shërben grave dhe të rinjve për të krijuar punime artistike e artizanale dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre.

Demo theksoi se “dobësimi i krimit është një mundësi shumë e mirë që ne të fuqizojmë komunitetet”, duke e lidhur këtë objektiv me përdorimin e pasurive të konfiskuara dhe partneritetin me organizatat që punojnë në territor.

“Ne do ta vazhdojmë dhe do ta intensifikojmë këtë traditë tashmë, për të vazhduar mbështetjen dhe, pse jo, të zgjerojmë edhe numrin e organizatave me të cilat ne bashkëpunojmë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shoqërisë civile është thelbësor për përdorimin e suksesshëm të këtyre burimeve. Angazhimi përfshin zgjerimin e gamës së aktiviteteve dhe të numrit të përfituesve, me vëmendje të veçantë ndaj njerëzve në nevojë dhe mundësive që programet u krijojnë të rinjve.

Ministri nënvizoi rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, duke theksuar njëkohësisht nevojën për mbështetjen e komuniteteve dhe fuqizimin e organizatave që veprojnë pranë tyre.

Një pjesë të fjalës, Demo ia kushtoi ruajtjes së zanateve dhe produkteve tradicionale. Ai e vlerësoi galerinë, si një model me rëndësi për përcjelljen e aftësive te brezi i ri i artizanëve dhe për ruajtjen e traditës vendase.

Ministri evidentoi nevojën për të nxitur përfshirjen e të rinjve në artizanat dhe për të mbështetur mjeshtrat në transmetimin e njohurive të tyre. Ruajtja e këtyre aftësive dhe produkteve, sipas tij, ndihmon në mbrojtjen e autenticitetit të zonave dhe në zhvillimin e turizmit në vend.

Marrë nga ATSH

Demo: Pasuritë e konfiskuara i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi një galeri arti të ngritur në ambientet e një ish-bar kafeje të…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Pasuritë e konfiskuara i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi një galeri arti të ngritur në ambientet e një ish-bar kafeje të…