Kumbaro: Hapet thirrja për projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve

Nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro lançoi thirrjen për projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor për vitin 2027.


Nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro lançoi thirrjen për projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor për vitin 2027.

Në një takim me studentë, Rektorin e Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Mark Marku, pedagogë e staf akademik, ministrja pa nga afër një laborator modern në departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, nga ku u bëri thirrje gjithë universiteteve publike të vendit të aplikojnë për projekte në thirrjen e shpallur rishtaz.

“Çdo vit ne hapim thirrje për të gjitha universitetet publike të Shqipërisë, të cilat, mbi bazën e projekteve, mund të aplikojnë dhe të futen në një garë me njëri-tjetrin, projekte të ndryshme, për të fituar financime që shkojnë drejtpërdrejt në blerjen e pajisjeve shumë të rëndësishme për ju. Kemi dy të reja për vitin 2027. E para, për këtë program kemi një dyfishim të buxhetit. Për vitin 2027 kemi vënë 7 milionë euro në dispozicion të programit për infrastrukturën e kërkimit shkencor, në dispozicion të të gjitha universiteteve, që sigurisht shpërndahen mbi bazën e projekteve, pra ka një konkurrencë”, tha Kumbaro.

“E dyta risi, që është shumë e rëndësishme, jemi ende në nëntor të 2026 dhe përvoja e viteve të kaluara na ka treguar që, kur hapeshin këto thirrje, kur fillonte viti, pjesa e procedurave dhe burokracisë, që është e domosdoshme kur flasim për fonde publike, merrte shumë kohë dhe krijonte ngërç tek universitetet për zbatimin e tyre. Prandaj po e hapim tani, duke i bërë thirrje, këtu nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, nga Universiteti i Tiranës, të gjitha universiteteve, të gjitha departamenteve, kolegëve tuaj, studentëve dhe pedagogëve, që të aplikojnë, sepse kemi dyfishim të buxhetit këtë vit krahasuar me vitin e kaluar dhe kemi gjithë kohën përpara për t’u përgatitur”, vijoi ajo.

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha vuri theksin tek investimet në rritje për sa i përket laboratorëve bashkëkohorë në institucionet e arsimit të lartë.

“Universiteti i Tiranës, aspektin e kërkimit shkencor dhe të ndërkombëtarizimit e ka rritur në mënyrë të ndjeshme në vitet e fundit. Sot ky universitet ka shumë laboratorë që janë krijuar me financime tonat, me investime të qeverisë shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe AKKSHI, apo përmes projekteve ndërkombëtare ku ne marrim pjesë”, vuri në dukje ai.

Nga ana tjetër, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Mark Marku u shpreh se synimi është që investimi në laboratorë si ky i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore të shtrihet në të gjitha departamentet. “Besojmë që duhet të transformohet i gjithë procesi i mësimdhënies duke pasur si bazë zhvillimet teknologjike”, theksoi Marku.

Më tej, gjatë vizitës në këtë fakultet, ministrja Kumbaro u ndal edhe tek investimet e bëra së fundmi në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Gjeografisë, si dhe bisedoi nga afër me studentë të degëve të ndryshme, duke u bërë me dije se me buxhetin e ri, skema e mbështetjes financiare për studentët zgjerohet edhe në ciklin master si dhe rritet në mënyrë të ndjeshme bursa për studentët nga familjet në nevojë.

“Me buxhetin e vitit 2027, studentët nga familjet në vështirësi ekonomike, përfitues të bursave, nga 10.000 lekë në muaj u shkon deri në 25.000 lekë në muaj. Nga ana tjetër, edhe për kategori të tjera të bursave mbështetja do të zgjerohet edhe në ciklin master, duke mbuluar të pesë vitet e studimeve”, përfundoi Kumbaro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Hapet thirrja për projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve

Nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro lançoi thirrjen për projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Hapet thirrja për projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve

Nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro lançoi thirrjen për projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor…