Ambasada amerikane: Pjesëmarrja e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, ulje e cenueshmërisë energjetike të rajonit

Shqipëria i është bashkuar nismës “Trump Peace Pipelines Framework”, në kuadër të angazhimeve për forcimin e sigurisë dhe diversifikimin energjetik në rajon.

Shqipëria i është bashkuar nismës “Trump Peace Pipelines Framework”, në kuadër të angazhimeve për forcimin e sigurisë dhe diversifikimin energjetik në rajon.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, njoftoi se ambasadori amerikan, Eric Wendt, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC).

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për uljen e cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji.

Sipas ambasadës, kjo nismë synon gjithashtu të krijojë mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë e shqiptarë, duke nxitur bashkëpunimin në sektorin energjetik.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes së cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Po ashtu, në një postim të ri në rrjetet sociale, ambasada amerikane theksoi se Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj projektit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.

“Skavica do të ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji për shqiptarët, një rrugë të qartë për investime të sigurta, si dhe mundësi për kompanitë dhe punonjësit amerikanë”, thuhet në postim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasada amerikane: Pjesëmarrja e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, ulje e cenueshmërisë energjetike të rajonit

Shqipëria i është bashkuar nismës “Trump Peace Pipelines Framework”, në kuadër të angazhimeve për forcimin e sigurisë dhe diversifikimin energjetik…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia