Peleshi: Kuvendi, i angazhuar plotësisht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi raportin e progresit 2026 për Shqipërinë.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi raportin e progresit 2026 për Shqipërinë.

Raporti vlerëson ecurinë e reformave dhe përparimin e vendit në negociatat e anëtarësimit në BE, duke evidentuar prioritetet, arritjet dhe sfidat që kërkojnë angazhim të mëtejshëm.

Kryetari Peleshi theksoi se Kuvendi do t’i shqyrtojë me përgjegjësi vlerësimet dhe rekomandimet e Raportit, duke vijuar kontributin e tij në përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane, forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe avancimin e reformave integruese.

Raporti i Progresit 2026 evidenton përparimin e Shqipërisë në disa fusha kyçe të procesit të integrimit europian, përfshirë hapjen e të gjashtë grupkapitujve të negociatave, që përfshijnë 33 kapituj negociues, dhe mbylljen e përkohshme të katër prej tyre. Vlerësohet gjithashtu progresi në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, rritja ekonomike dhe ulja e borxhit publik, transformimi digjital, sektori i energjisë, arsimi, shkenca dhe inovacioni.

Raporti vlerëson gjithashtu përputhshmërinë e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe mbështetjen financiare përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Njëkohësisht, ai përcakton prioritetet për vijimin e reformave, ku një rol të rëndësishëm ka edhe Kuvendi, përmes përafrimit të legjislacionit me standardet europiane dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare.

Kuvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar për të përmbushur me përgjegjësi rolin dhe kontributin e tij institucional në funksion të objektivit strategjik kombëtar, anëtarësimit në Bashkimin Europian, me synimin për përmbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Burimi ATSH

Malaj: 1,4 miliardë euro mbështetje për pushtetin vendor, detyrimet zbresin në 2,9 miliardë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: 1,4 miliardë euro mbështetje për pushtetin vendor, detyrimet zbresin në 2,9 miliardë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara…