Projektbuxheti 2027, Malaj: 20 miliardë lekë për dyfishimin e bonusit të pensionistëve, 201,5 miliardë lekë investime

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon për herë të parë shpenzime publike që tejkalojnë 10 miliardë euro, me fokus te mbështetja sociale, pensionistët, investimet publike dhe integrimi europian.


Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon për herë të parë shpenzime publike që tejkalojnë 10 miliardë euro, me fokus te mbështetja sociale, pensionistët, investimet publike dhe integrimi europian.

Ministri i Financave, gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, bëri të ditur se buxheti është ndërtuar mbi tre prioritete kryesore: mirëqenien sociale, stabilitetin fiskal dhe investimet e reformat në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas tij, të ardhurat për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë, ose rreth 9,4 miliardë euro, ndërsa deficiti buxhetor do të jetë 2,3% e PBB-së. Malaj theksoi gjithashtu se qeveria synon gjithashtu të ulë borxhin publik në 52,4% të PBB-së, duke vijuar politikën e konsolidimit fiskal.

Një nga drejtimet kryesore të Projektbuxhetit 2027 është mbështetja për pensionistët. Malaj nënvizoi se do të vijojë politika e mbështetjes financiare, me dy masa kryesore: afrimin e indeksimit të pensioneve nga korriku në prill 2027 dhe dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, sipas kategorive përkatëse, duke filluar nga 1 janari.

“Konkretisht, parashikohet: Indeksimi i pensioneve në prill 2027, me një fond të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh. Dyfishimi i vlerës së bonusit mujor për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh për vitin”, tha ai.

Përveç pensionistëve, buxheti parashikon edhe masa të tjera sociale, mes të cilave dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara, njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre, vijimin e bonusit të bebeve përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç, si dhe rreth 1,3 miliardë lekë për strehimin social dhe të përballueshëm.

Malaj theksoi se, financimi për mbrojtjen sociale do të arrijë në 279,7 miliardë lekë, që përfaqëson rreth 30% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.

Për vitin 2027, Investimet publike do të përfaqësojnë 6,9% të PBB-së ose 201,5 miliardë lekë për infrastrukturën, shërbimet publike dhe projektet që mbështesin zhvillimin ekonomik.

Në sektorin e arsimit parashikohet një financim prej 93,7 miliardë lekësh, me një rritje prej 3,8 miliardë lekësh.

“Arsimi është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit. Për këtë arsye, Projektbuxheti 2027 parashikon që shpenzimet e këtij sektori të arrijnë në 93,6 miliardë lekë, me një rritje prej 4,5 miliardë lekësh krahasuar me nivelin e mëparshëm të financimit.

“Prioritetet kryesore që do të financohen janë: 1,1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët në nevojë. 400 milionë lekë shtesë për përmirësimin e infrastrukturës së arsimit bazë. 500 milionë lekë do të investohen për programin “Pas Shkollës” (After School), duke mundësua zgjatjen e orarit për fëmijët që qëndrojnë pas shkolle deri në orën 17:00. 100 milionë lekë shtesë do të ndahen për kërkimin shkencor”, tha ministri.

Për shëndetësinë, sipas Malajt, janë parashikuar 87,2 miliardë lekë, me një rritje prej 6 miliardë lekësh. Financimi shtesë do të përfshijë 1 miliard lekë për barna dhe pajisje mjekësore, receta të rimbursueshme për 400 mijë pacientë, si dhe rehabilitimin dhe ndërtimin e 20 spitaleve.

Projektbuxheti parashikon 36,7 miliardë lekë për sigurinë dhe rendin publik, ku përfshihen edhe 3,3 miliardë lekë shtesë për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Sipas ministrit, mbi 8500 punonjës me gradën inspektor do të përfitojnë rritje të pagës bazë me 20 mijë lekë, ndërsa kategoritë e tjera do të kenë shtesa nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë, në varësi të gradës.

Ndërkohë, për sektorin e Drejtësisë janë parashikuar rreth 27,1 miliardë lekë, ose 280 milionë euro.

Buxheti për bujqësinë do të arrijë në 17,9 miliardë lekë, me 1,1 miliardë lekë financim shtesë nga buxheti i shtetit. Për vitin 2027 parashikohen rreth 43.660 fermerë përfitues nga skemat mbështetëse.

“Ndër masat kryesore mund të përmend: Vijimin e kompensimit të TVSH-së me 10% për fermerët, me një fond vjetor prej 3 miliardë lekësh. 100 milionë lekë shtesë për Skemën Kombëtare. 400 milionë lekë shtesë për përmirësimin e sistemeve të ujitjes dhe kullimit. Pra, në total, skema e mbështetjes direkte të fermerëve parashikohet me rritje në masën 5,3 miliardë lekë”, tha ai.

Për Infrastrukturën dhe Energjinë janë parashikuar 75,4 miliardë lekë.

Në sektorin e Mbrojtjes, ministri tha se parashikohen 76,7 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes, me 7 miliardë lekë financim shtesë.

“Për vitin 2027 parashikohen 76,7 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes, me 7 miliardë lekë financim shtesë. Shpenzimet për mbrojtjen shkojnë në nivelin 2,35% të PBB-së”, tha Malaj.

/Marrë nga ATSH

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…