Pr.buxheti 2027, rritja ekonomike parashikohet 4%, borxhi publik zbret në 52.4% të PBB-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen, ndërsa qeveria synon të ruajë stabilitetin fiskal dhe të ulë më tej borxhin publik.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen, ndërsa qeveria synon të ruajë stabilitetin fiskal dhe të ulë më tej borxhin publik.

Gjatë prezantimit, Malaj bëri të ditur se ekonomia shqiptare u rrit me 3.6% në terma vjetorë në gjysmën e parë të vitit 2026. Sipas tij, rritja është mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme, konsumi privat, investimet dhe ecuria pozitive e eksporteve të shërbimeve, veçanërisht turizmi.

“Në gjysmën e parë të vitit 2026, rritja ekonomike ishte 3.6% në terma vjetorë, duke pasqyruar rritje pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Rritja përgjatë kësaj periudhe është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, nga konsumi privat, nga investimet, si dhe nga ecuria e mirë e eksporteve të shërbimeve, në veçanti turizmi, i cili vijon të jetë një nga motorët kryesorë të ekonomisë sonë.

Parashikimet tona edhe për tremujorin e tretë tregojnë për një vijim të ritmit të qëndrueshëm të rritjes, ndërsa treguesit ekonomikë do të vijojnë të jenë mbi mesataren historike, duke reflektuar rritjen e besimit të biznesit dhe konsumatorit për të ardhmen e ekonomisë”, tha ai.

Sipas Malajt, për vitin 2026 parashikohet një rritje reale prej 4.0%, në linjë me ecurinë e qëndrueshme të aktivitetit ekonomik dhe me kontributin pozitiv të sektorëve kryesorë.

Ministri u ndal edhe te treguesit e tregut të punës, duke bërë të ditur se shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2026 ishte 8.3%, ndërsa pjesëmarrja në forcat e punës arriti në 76.3%.

“Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit shënoi normën 8.3% dhe ndërkohë pjesëmarrja në forcat e punës është rritur më tej, duke arritur në 76.3%. Këto tregues dëshmojnë se ekonomia po krijon më shumë mundësi punësimi dhe po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për fuqinë punëtore”, tha ai.

Ndërkohë, Investimet e Huaja Direkte shënuan rritje prej 50.8% në gjysmën e parë të vitit, duke arritur në 1.1 miliardë euro. Sipas Malajt, ato vijojnë rritjen e qëndrueshme dhe janë të orientuara gjithnjë e më shumë drejt sektorëve me vlerë të shtuar, duke nxitur rritje ekonomike, punësim dhe rritje të produktivitetit.

Sa i përket inflacionit, ministri tha se “është brenda kufijve të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë prej 3%. Ky nivel reflekton luhatjen e çmimeve ndërkombëtare të mallrave, forcimin e monedhës vendase dhe efektet e politikave të kujdesshme monetare e fiskale”.

Malaj theksoi se në tërësi, këto rezultate dëshmojnë se Shqipëria po ecën me ritme të qëndrueshme drejt forcimit të stabilitetit ekonomik dhe fiskal, duke siguruar një klimë më të favorshme për investime, si dhe duke afruar ekonominë me standardet e Bashkimit Evropian.

“Financat publike mbeten shtylla kryesore e këtij stabiliteti, përmes menaxhimit të disiplinuar dhe borxhit publik në ulje të vazhdueshme. Në vitin 2025, u arrit një balancë primare pozitive prej 0.3% të PBB-së, ndërsa Borxhi Publik zbriti në 52.9% të PBB-së, niveli më i ulët që prej vitit 2008”, tha ai.

Ministri nënvizoi se ky progres është reflektuar gjithashtu në rritjen e besimit ndërkombëtar ndaj ekonomisë shqiptare.

“Agjencitë më të njohura ndërkombëtare të vlerësimit, si Standard & Poor’s ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”, një dëshmi e qartë e qëndrueshmërisë së politikave tona financiare.

“Edhe në vitin 2027, do të vijojmë rrugën e konsolidimit fiskal, me një deficit prej vetëm 2.3% të PBB-së, duke ruajtur balancë primare neutrale dhe duke zbritur borxhin publik në 52.4% të PBB-së. Kjo do të thotë se Shqipëria po financon zhvillimin pa rrezikuar stabilitetin dhe ky është një dallim i qartë mes të qenit i përgjegjshëm më shumë sesa populist”, tha Malaj.

Pr.buxheti 2027, rritja ekonomike parashikohet 4%, borxhi publik zbret në 52.4% të PBB-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pr.buxheti 2027, rritja ekonomike parashikohet 4%, borxhi publik zbret në 52.4% të PBB-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se…