Mbipopullimi dhe dënimet alternative, komisioni parlamentar monitoron burgjet dhe Shërbimin e Provës

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilloi dje vizita monitoruese në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale nr. 313 në Tiranë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.


Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilloi dje vizita monitoruese në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale nr. 313 në Tiranë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Vizitat u zhvilluan në kuadër të kalendarit vjetor të mbikëqyrjes parlamentare për vitin 2026, me fokus politikën penale, masat e sigurisë, dënimet alternative dhe mbipopullimin në burgje, si dhe kontrollin parlamentar mbi zbatimin e ligjeve nga institucionet përgjegjëse.

Qëllimi i vizitave ishte njohja nga afër me zbatimin e legjislacionit dhe funksionimin e strukturave përgjegjëse, si dhe evidentimi i problematikave që lidhen me ekzekutimin e vendimeve penale.

Gjatë takimeve, diskutimet u përqendruan te përmbushja e detyrimeve ligjore dhe institucionale, zbatimi i rekomandimeve të Kuvendit dhe Bashkimit Evropian, si dhe ecuria e strategjive dhe planeve të veprimit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mbipopullimit në burgje dhe paraburgime, shpërndarjes së të paraburgosurve dhe të dënuarve sipas kapaciteteve të institucioneve, si dhe masave për përmirësimin e kushteve të trajtimit të tyre.

Në IEVP nr. 313, përfaqësuesit e komisionit u njohën nga afër me kushtet e akomodimit, gjendjen e infrastrukturës, higjienën dhe shërbimet bazë, aksesin në kujdesin shëndetësor e ndihmën juridike, si dhe mundësitë për kontakt me familjarët.

Diskutimet trajtuan gjithashtu nevojat për personel dhe investime, mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve arsimore e rehabilituese dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për të shmangur vonesat që ndikojnë në ekzekutimin e vendimeve dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në paraburgim.

Një tjetër çështje në fokus ishte zbatimi i dënimeve alternative dhe roli i Shërbimit të Provës në mbikëqyrjen dhe mbështetjen e personave në komunitet.

Në këtë drejtim, u trajtuan pengesat në fillimin dhe ndjekjen e ekzekutimit të këtyre dënimeve, kapacitetet e personelit, ngarkesa e punës dhe bashkëpunimi me gjykatat, prokuroritë dhe institucionet që ofrojnë shërbime mbështetëse.

Vëmendje iu kushtua edhe administrimit dhe digjitalizimit të të dhënave, mbikëqyrjes elektronike dhe vlerësimit të rezultateve të programeve të rehabilitimit e riintegrimit, me synim parandalimin e përsëritjes së veprave penale.

Informacioni i mbledhur gjatë vizitave do të shërbejë për vijimin e mbikëqyrjes parlamentare, përgatitjen e raporteve përkatëse dhe hartimin e rekomandimeve për institucionet përgjegjëse, në funksion të zbatimit efektiv të ligjeve dhe garantimit të të drejtave të personave të privuar nga liria dhe atyre nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pr.buxheti 2027, rritja ekonomike parashikohet 4%, borxhi publik zbret në 52.4% të PBB-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pr.buxheti 2027, rritja ekonomike parashikohet 4%, borxhi publik zbret në 52.4% të PBB-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se…