Ibrahimaj: 60 milionë euro për Garancinë Rinore, punësojmë 10 mijë të rinj në vitin 2027

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se qeveria synon të ndërmjetësojë punësimin e rreth 10 mijë të rinjve gjatë vitit 2027, përmes Programit të Garancisë Rinore, i cili parashikon një fond total prej afro 60 milionë eurosh.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se qeveria synon të ndërmjetësojë punësimin e rreth 10 mijë të rinjve gjatë vitit 2027, përmes Programit të Garancisë Rinore, i cili parashikon një fond total prej afro 60 milionë eurosh.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, ku u pyet për protestat e zhvilluara ditët e fundit në vend, Ibrahimaj u shpreh se programi, i hartuar në bashkëpunim me Bashkimin Europian, synon t’u ofrojë të rinjve deri në moshën 29 vjeç mundësi punësimi dhe aftësimi profesional.

Sipas ministres, programi është pilotuar në vitin 2026 dhe pritet të nisë zbatimin në të gjithë vendin në vitin 2027.

“Do duhet që të ulemi në dialog me ta, me qëllim që të ndërtojmë programe të cilat janë të destinuara për të rinjtë e të rejat. Ne sigurisht jemi në zbatimin e një programi shumë të madh, i cili quhet Programi i Garancisë Rinore, një program i cili është ndërtuar në bashkëpunim me Bashkimin Europian, një program i cili parashikon një fond total prej gati 60 milionë eurosh, i cili i dedikohet pikërisht punësimit dhe dhënies mundësie të punësimit apo të aftësimit profesional për çdo të ri dhe të re deri në moshën 29 vjeç. Janë programe të cilat kanë funksionuar në shumë vende të tjera të Evropës, ose vende të cilat kanë qenë kandidate dhe kanë hyrë në Bashkimin Europian dhe kanë rezultuar të suksesshme.

Është një program i cili është pilotuar në vitin 2026 dhe do të fillojë zbatimin në të gjithë vendin në vitin 2027 dhe janë programe të cilat ne i kemi menduar që përpara, i kemi punuar bashkë me ekspertët e Bashkimit Europian dhe fillojmë zbatimin në masë të gjerë në vitin 2027 dhe janë të përfshira në buxhetin e vitit 2027. Ne parashikojmë që të ndërmjetësojmë punësimin e të rinjve, për punësim për gati 10.000 të rinj në vitin 2027. Nuk janë shifra të ulëta dhe tregu i punës është një treg shumë dinamik, është një treg i cili kërkon burime njerëzore të kualifikuara. Studentët janë pikërisht ai target grup i cili kërkohet më së shumti nga tregu i punës dhe sigurisht që ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë”, tha ajo.

Ibrahimaj tha se “ne do të ulemi me studentët, të diskutojmë konkretisht të gjitha programet që ne kemi. Unë jam e bindur që ka dhe një nivel dezinformimi deri diku për programet që ne kemi aktualisht në zbatim dhe pa diskutim që pas një dialogu me studentët, ne do të mund të adresojmë edhe ato problematika të cilat ata do ngrenë”.

Ajo u shpreh se disa prej kërkesave të paraqitura deri më tani janë të përgjithshme, ndryshe nga ato të protestave të vitit 2018.

“Aktualisht kërkesat që kemi dëgjuar ditët e fundit janë kërkesa të cilat janë të shprehura në formë shumë të gjerë, ndryshe nga kërkesat që studentët kishin në vitin 2018 kur vinin me propozime konkrete për zgjidhje të problematikave të tyre në jetën e përditshme”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin për strehimin, të cilat parashikojnë zgjerimin e mbështetjes përtej programeve sociale, duke përfshirë edhe strehimin e përballueshëm për shtresën e mesme.

Sipas Ibrahimajt, nga fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit, në varësi të miratimit të projektligjit nga Kuvendi, pritet të vihen në dispozicion 3 mijë apartamente me qira të subvencionuar në masën 50%, 2 mijë apartamente përmes kredive me interes zero dhe 2 mijë apartamente të tjera me kredi me interes të subvencionuar prej 3%.

“Një politikë e re, shumë e rëndësishme për kostot dhe përballimin e kostove të jetesës, është dhe politika e re e strehimit, për të cilën ne sot kaluam në qeveri ligjin, ndryshimet për ligjin e ri, ligjin e strehimit, i cili merr parasysh një mbështetje jo vetëm për programe sociale të strehimit, por edhe për programe të strehimit të përballueshëm, që i dedikohet shtresës së mesme, i dedikohet studentëve, i dedikohet profesionistëve të rinj, i dedikohet familjeve të reja.

“Ne do të vëmë në dispozicion, që nga fundi i muajit nëntor ose fillimi i muajit dhjetor, në varësi se kur parlamenti do ta miratojë projektligjin që ne miratuam sot në Këshillin e Ministrave, një numër prej 3000 apartamentesh në të cilin do të subvencionohet qiraja gjysmë për gjysmë, i cili i dedikohet pikërisht kategorive të rinjve dhe 2000 apartamente me kredi me zero interes, që gjithashtu i dedikohet profesionistëve të rinj dhe gjithashtu 2 000 apartamente me kredi të subvencionuar me 3% interes”, tha ajo.

Sipas ministres, këto skema synojnë të mbështesin studentët, profesionistët e rinj, çiftet dhe familjet e reja në sigurimin e banesës së parë, duke ulur kostot e qirasë dhe të financimit përmes kredive.

“Janë politika të cilat ne i kemi parë, i kemi realizuar, i kemi studiuar, janë politika që zbatohen në të gjitha vendet e botës dhe shkojnë në drejtim të politikave që ne jemi duke ndërmarrë për të ulur kostot e jetesës së familjeve të reja dhe çifteve të reja me qëllim që të ndërmjetësohet një sigurim i një shtëpie të parë, qoftë me qira të ulët, qoftë me kosto të ulët, duke subvencionuar normat e interesit të kredive dhe shteti duke marrë përsipër që të paguajë këto norma interesi”, tha Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…