Rama: Fytyra e mbuluar në tubim do të trajtohet si shkelje e ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se institucionet kishin pasur informacion për skenarë të mundshëm për të provokuar një situatë të ngjashme me 21 janarin, ndërsa bëri të ditur se ishte neutralizuar një sulm me dron me eksploziv ndaj Kryeministrisë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se institucionet kishin pasur informacion për skenarë të mundshëm për të provokuar një situatë të ngjashme me 21 janarin, ndërsa bëri të ditur se ishte neutralizuar një sulm me dron me eksploziv ndaj Kryeministrisë.

Gjatë takimit me drejtuesit e sistemit bankar në vend, Rama tha se autoritetet kishin qenë të vetëdijshme për rrezikun e provokimeve që mund të nxisnin reagime joproporcionale nga Policia e Shtetit dhe mbrojtësit e institucioneve.

“Kemi qenë shumë të vetëdijshëm për këtë. Kemi neutralizuar edhe sulm me dron, me eksploziv ndaj Kryeministrisë, por pikërisht me këtë vetëdije ka qenë një vijë e kuqe shumë e qartë për të gjithë”, u shpreh Rama.

Kryeministri kritikoi akuzat për përdorim joproporcional të forcës nga policia, duke iu referuar të dhënave që tregojnë një numër më të lartë punonjësish policie të lënduar gjatë protestave në Shqipëri.

“Në Francë raporti është një me 2.5, pra një polic i plagosur, 2.5 protestues apo qytetarë të lënduar. Në Itali raporti është një me dy. Në protesta të tjera që i nxora dje përpara, në Spanjë, në Gjermani raporti ka shkuar dhe një me katër, dhe një me pesë, dhe një me gjashtë”, tha ai.

Rama theksoi se, në Shqipëri raporti është i përmbysur, pasi nga çdo tre persona të lënduar, dy janë punonjës policie, përfshirë edhe protestues e kalimtarë të pafajshëm.

“Policia është në mbrojtje dhe kush ankohet se ishte aty paqësisht, duhet të ikë dhe të distancohet nga ata që janë me gurë dhe ata që janë me maska, dhe jo t’u shkojë nga mbrapa, se policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin”, deklaroi Rama.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu masa ndaj personave të maskuar gjatë tubimeve, duke deklaruar se pjesëmarrja me fytyrë të mbuluar do të trajtohet si shkelje e ligjit. Ai tha se përdorimi i gazit lotsjellës mund të shmanget nëse protestuesit nuk hedhin gurë, nuk ushtrojnë dhunë dhe nuk dëmtojnë pronën publike apo private.

Rama u shpreh se të rinjtë e përfshirë në akte dhune janë fëmijë të këtij vendi, por një pjesë e tyre janë të manipuluar dhe të braktisur.

“Edhe ata që janë me kapuç janë fëmijët e këtij vendi. Janë të verbër, janë të manipuluar, janë të braktisur, ndoshta ndonjëri edhe nga vetë familja e vet”, tha ai.

Duke iu drejtuar drejtuesve të sistemit bankar, Rama shprehu solidaritet për dëmet e shkaktuara dhe ndërprerjet në aktivitetin e tyre, ndërsa u shpreh se situata është nën kontroll dhe se puna po vijon normalisht.

“Jini të bindur që nuk ka asnjë shans, në asnjë formë, që dhuna dhe trysnia jodemokratike t’i imponohen vendit, kryeqytetit dhe institucioneve, apo mënyrës suaj të funksionimit normal”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të…