BSH: Rritet kërkesa për kredi, lehtësohen kushtet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Kërkesa për kredi nga bizneset dhe individët u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2026, ndërsa bankat presin një ecuri pozitive edhe në tremujorin e fundit të vitit, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues.


Kërkesa për kredi nga bizneset dhe individët u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2026, ndërsa bankat presin një ecuri pozitive edhe në tremujorin e fundit të vitit, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues.

Sipas raportit, kërkesa për kredi nga bizneset u rrit në të gjitha segmentet, pavarësisht madhësisë së tyre, si për financimin e investimeve, ashtu edhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Kjo rritje u mbështet nga nevojat më të larta për investime dhe financimin e inventarëve e kapitalit qarkullues, si dhe nga treguesit e besimit të biznesit dhe niveli i përgjithshëm i normave të interesit.

Në të njëjtën kohë, kushtet dhe termat e kreditimit për bizneset u lehtësuan, kryesisht përmes kërkesave më të ulëta për kolateral, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme. Shkalla e miratimit të kredive për bizneset u rrit lehtë, e ndikuar kryesisht nga pasqyrat financiare të tyre.

Për tremujorin e fundit të vitit, bankat presin që standardet e kreditimit të mbeten të lehtësuara për bizneset e vogla dhe të mesme, ndërsa për bizneset e mëdha parashikohet të qëndrojnë pothuajse të pandryshuara. Gjithashtu, kërkesa për kredi nga bizneset pritet të vijojë rritjen.

Sa i përket individëve, standardet e kreditimit mbetën të pandryshuara në tremujorin e tretë, si për kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe për kreditë konsumatore. Megjithatë, shkalla e miratimit të kredive për individët ra, kryesisht për shkak të historikut në regjistrin e kredive.

Raporti vëren se, kërkesa e individëve për kredi u rrit gjatë periudhës, kryesisht për kreditë konsumatore, e nxitur nga nevojat për financimin e konsumit. Nga ana tjetër, kërkesa për kredi për blerjen e banesave shënoi rënie, ndikuar nga perceptimi i bankave mbi situatën aktuale dhe të pritshme në tregun e pasurive të paluajtshme.

Për tremujorin e katërt, bankat presin që kërkesa për kredi nga individët të mbetet e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e banesave, ndërsa standardet e kreditimit parashikohet të mos ndryshojnë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…