Forcimi i funksioneve parlamentare, Kushi pret delegacionin e IDEA-s
Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, pritën në një takim delegacionin e Institutit Ndërkombëtar për Demokracinë dhe Asistencën Zgjedhore (IDEA), të kryesuar nga Kevin Casas Zamora.

Gjatë takimit u diskutua vijimi i bashkëpunimit në kuadër të projektit STEP-EU, të financuar nga Bashkimi Evropian, me fokus forcimin e funksioneve legjislative, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese të Kuvendit.
Sipas Kushit, bashkëpunimi synon gjithashtu rritjen e transparencës parlamentare, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare dhe forcimin e dialogut me shoqërinë civile dhe median.
Nënkryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira, në funksion të zhvillimit të një Kuvendi më efikas e transparent dhe përmbushjes së përgjegjësive në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Burimi ATSH