Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje, Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u bëri thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë në situatën e krijuar pas protestave të fundit që të shmangin dhunën dhe t’i japin përparësi dialogut, duke theksuar se vendi ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u bëri thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë në situatën e krijuar pas protestave të fundit që të shmangin dhunën dhe t’i japin përparësi dialogut, duke theksuar se vendi ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Kreu i Shtetit theksoi se se ka ndjekur protestat dhe kërkesat e qytetarëve, por edhe aktet e dhunës të dy ditëve të fundit.

“Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve. Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit”, u shpreh Begaj.

Presidenti theksoi rëndësinë e dëgjimit të zërit të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, duke nënvizuar se kërkesat e tyre meritojnë vëmendje.

“Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim”, deklaroi ai.

Megjithatë, Begaj nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë mënyra për të shprehur pakënaqësitë, pasi ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.

“Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike”, theksoi Presidenti.

Në vijim, Kreu i Shtetit u bëri thirrje të gjithë aktorëve të zgjedhin maturinë dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit.

“U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit”, tha Begaj.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen për forcat e rendit në përmbushjen e detyrës së tyre dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, si punonjës policie, ashtu edhe protestues.

Në përfundim të mesazhit, Presidenti bëri të ditur se mbetet i hapur për të krijuar hapësira dialogu dhe mirëkuptimi, duke ftuar aktorët e përfshirë të angazhohen në bashkëpunim në interes të të rinjve dhe të vendit.

“Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi, sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë”, përfundoi Begaj.

Marrë nga ATSH

Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje, Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u bëri thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë në situatën e krijuar pas protestave të…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje, Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u bëri thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë në situatën e krijuar pas protestave të…