Gonxhja: Mikpritja shqiptare i dëshmon Evropës identitetin tonë evropian

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përcolli sot një mesazh urimi, duke vënë në vëmendje mikpritjen shqiptare dhe rolin e turizmit në promovimin e vendit në Evropë.

“Deri pak kohë më parë Evropa na njihte nga hartat. Sot na njeh nga oborri dhe tryeza e shtëpisë sonë”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ministri theksoi se përvoja e vizitorëve të huaj në Shqipëri kontribuon në njohjen e identitetit, kulturës dhe traditave të vendit.

“Çdo vizitor evropian që ulet në një bujtinë në Theth, shëtit në Berat a lundron në brigjet e Jonit, kthehet në shtëpi duke ditur diçka që ne e dimë prej kohësh: ky vend është Evropë”, theksoi Gonxhja.

Në mesazhin e tij, ministri u drejtoi një urim të veçantë familjeve shqiptare që ruajnë traditën e mikpritjes, nga Vermoshi në Butrint.

“Sot dua t’i uroj tërë ata që hapin dyert nga Vermoshi në Butrint. Familjet që shtrojnë bukën për mikun. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, dhe miq paçi gjithmonë!”, u shpreh Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Mikpritja shqiptare i dëshmon Evropës identitetin tonë evropian

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përcolli sot një mesazh…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia