Anne Carson, poetja që e solli antikitetin në zemër të së tashmes

Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze Anne Carson është vlerësuar me Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026


Nga Dr. Dorian Koçi

Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze Anne Carson është vlerësuar me Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026. Akademia Suedeze e ka vlerësuar veprën e saj “të guximshme dhe krijuese”, të krijuar në një dialog të gjallë me traditën klasike.

Carson është një nga shkrimtaret bashkëkohore që e ka rikthyer antikitetin në qendër të letërsisë, jo si një botë të largët historike, por si një prani ende të gjallë. Në veprën e saj, mitet greke, Sappho, Ovidi dhe tragjedia antike takohen me vetminë, dashurinë, humbjen, mërgimin dhe kujtesën e njeriut modern.

Duke e lexuar përsëri Carson këto ditë, një nga prozat e saj të shkurtra më mbeti veçanërisht në mendje: “Short Talk on Ovid”. Në pak rreshta, ajo përmbledh një nga përvojat më të dhimbshme të shkrimtarit: të vazhdosh të shkruash edhe kur nuk e di nëse do të ketë dikush që do të të lexojë.

Short talk on Ovid
==============
I see him there on a night like this but cool, the moon blowing through black streets. He sups and walks back to his room. The radio is on the floor. Its luminous green dial blares softly. He sits down at the table; people in exile write so many letters. Now Ovid is weeping. Each night about this time he puts on sadness like a garment and goes on writing. In his spare time he is teaching himself the local language (Getic) in order to compose in it an epic poem no one will ever read.

Bisedë e shkurtër për Ovidin
===================
E shoh atje, në një natë si kjo, por të freskët, hëna që fryn përmes rrugëve të zeza. Ai ha pak dhe kthehet në dhomën e tij. Radioja është në dysheme. Kuadranti i saj i gjelbër, i ndritshëm, lëshon një dritë të butë. Ai ulet në tryezë; njerëzit në mërgim shkruajnë kaq shumë letra. Tani Ovidi po qan. Çdo natë, rreth kësaj ore, ai vesh trishtimin si një rrobë dhe vazhdon të shkruajë. Në kohën e lirë, mëson vetë gjuhën vendase (getishten), me qëllim që të shkruajë në të një poemë epike, të cilën askush nuk do ta lexojë kurrë.

Tabloja është një pamje e vogël, pothuajse intime: Ovidi në mërgim, i ulur vetëm në tryezë, duke mësuar një gjuhë të huaj për të shkruar një poemë që ndoshta nuk do të ketë kurrë lexues. Por pikërisht këtu Carson e gjen një nga kuptimet e thella të letërsisë. Nuk ka përshkrim të Tomisit, Konstancës së sotme, as të valëve të detit; ka vetëm radion dhe valët e saj, një detaj disi i vjetëruar për kohën tonë. Por pikërisht ky anakronizëm i vogël e afron Ovidin me ne: Ovidi që dëgjon radio.

Shkrimtari vazhdon të shkruajë edhe kur lexuesi mungon, sepse akti i të shkruarit bëhet një mënyrë për të ruajtur lidhjen me botën. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse Ovidi i Carson na duket kaq i afërt sot. Antikiteti, në duart e saj, nuk është thjesht një tekst i së kaluarës; ai gjallon edhe përmes modernitetit dhe bëhet një mënyrë për të kuptuar njeriun e sotëm.

Anne Carson, me poezinë, përkthimet dhe prozën e saj, ka ditur ta bëjë këtë lidhje mes dy kohëve një nga hapësirat më të gjalla të letërsisë bashkëkohore.

Samiti Ndërkombëtar i Drejtësisë në Stamboll, Gogu takon homologët e Turqisë dhe Gjeorgjisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi takime me homologun turk, Akın Gürlek, dhe ministrin e Drejtësisë së Gjeorgjisë, Paata Salia,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti Ndërkombëtar i Drejtësisë në Stamboll, Gogu takon homologët e Turqisë dhe Gjeorgjisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi takime me homologun turk, Akın Gürlek, dhe ministrin e Drejtësisë së Gjeorgjisë, Paata Salia,…