Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

Presidenti Bajram Begaj priti në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i dekoroi me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.


Presidenti Bajram Begaj priti në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i dekoroi me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

Senatorët shoqëroheshin në këtë takim nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt.

Në takimin me senatorët amerikanë, Presidenti vlerësoi partneritetin strategjik dhe aleancën e qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbështetur në vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë Euroatlantike.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Shqipërisë në proceset e integrimit Euroatlantik, forcimit të institucioneve demokratike, reformës në drejtësi dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe, gjithashtu, rëndësinë e pranisë dhe angazhimit të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të rajonit, si dhe kontributin e tyre në sigurinë e Kosovës përmes misionit të KFOR-it.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua Bordit të Paqes, ku Shqipëria mbështet nismat ndërkombëtare që synojnë dialogun dhe bashkëpunimin.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik krijon mundësi për konkretizim të bashkëpunimit në fusha, si: energjia, investimet, mbrojtja, mbrojtja kibernetike dhe infrastruktura”, u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë ceremonisë së dekorimit Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e veçantë të senatorëve amerikane në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin euroatlantik të Shqipërisë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu mbështetjen e senatorëve për Nismën “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, e konkretizuar në ligj dhe që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, demokratik dhe institucional në rajon.

Presidenti u akordoi të dy senatorëve dekoratën “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

Gjatë ceremonisë u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mirënjohjen e shtetit shqiptar për personalitetet që kanë kontribuar në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…