
Startup-et shqiptare në rritje, Shqipëria e 4-ta në Europë për ritmin e zhvillimit
Sipas vlerësimit, të publikuar nga MIA, ekosistemi shqiptar i startup-eve është rritur me 71,14%, duke sinjalizuar një zgjerim të mundësive për sipërmarrjet inovative dhe orientimin e tyre drejt tregjeve ndërkombët

Shqipëria po shënon një rritje të ndjeshme të ekosistemit të startup-eve, duke u renditur e katërta në Europë për ritmin e zhvillimit dhe e para në rajonin e Adriatikut, sipas të dhënave të StartupBlink.
Sipas vlerësimit, të publikuar nga MIA, ekosistemi shqiptar i startup-eve është rritur me 71,14%, duke sinjalizuar një zgjerim të mundësive për sipërmarrjet inovative dhe orientimin e tyre drejt tregjeve ndërkombëtare.
Kjo rritje krijon më shumë mundësi për startup-et shqiptare për të tërhequr investime, për të zgjeruar aksesin në partneritete dhe rrjete ndërkombëtare, si dhe për të hyrë në tregje të reja.
Zhvillimi i ekosistemit pritet gjithashtu të ndikojë në rritjen e ekspozimit të produkteve dhe ideve shqiptare, në tërheqjen e talenteve dhe në krijimin e ekipeve më të specializuara.
MIA thekson se, renditja e Shqipërisë në mesin e vendeve europiane me ritmin më të lartë të zhvillimit të ekosistemit të startup-eve shihet si një sinjal pozitiv për potencialin e sipërmarrjeve inovative shqiptare për t’u rritur dhe për të konkurruar në tregjet globale.
“Shqipëria, nga tregu vendas drejt tregjeve globale”, është synimi që shoqëron politikat e qeverisë në drejtim të këtij zhvillimi të ekosistemit të startup-eve.
Burimi ATSH



















