
Shqipëria dhe Evropa në qendër të takimeve në Reims
“Të bëjmë më të njohur Shqipërinë në Francë, të shpjegojmë rrugëtimin e saj evropian dhe të dialogojmë me opinionin publik mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian”

Nga Ambasada Shqiptare në Francë
Shqipëria dhe Evropa në qendër të takimeve në Reims
Të bëjmë më të njohur Shqipërinë në Francë, të shpjegojmë rrugëtimin e saj evropian dhe të dialogojmë me opinionin publik mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian: Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, dhe përfaqësues të Ambasadës morën pjesë në Reims në dy ditë të pasura me takime dhe shkëmbime, së bashku me Ambasadoren e Malit të Zi, Dubravka Lalović, përfaqësuesen e Komisionit Evropian në Francë, Jessica Larsson, dhe ekipet e saj.
Në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE, Shqipëria dhe Mali i Zi u paraqitën përpara publikut vendas dhe në veçanti me të rinjtë, për të folur konkretisht mbi rrugëtimin e tyre evropian, transformimet e realizuara dhe hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE.
Në Sciences Po Reims, rreth 200 studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile morën pjesë në tryezën e rrumbullakët « Të mendosh Evropën nga Ballkani – Zgjerimi, një levë për një Evropë gjeopolitike », e pasuar nga diskutime dhe një intervistë e Ambasadorit Dritan Tola për mediat universitare.
Në Liceun Jean XXIII, nxënësit morën pjesë në një « laborator shkëmbimesh mbi Evropën e së nesërmes »: njohja me Shqipërinë dhe Malin e Zi, diskutime mbi zgjerimin dhe mundësitë e mobilitetit evropian, veçanërisht në vendet kandidate.
Nga takimet me autoritetet vendore, ndër të cilët Kryetari i Bashkisë së Reimsit, Arnaud Robinet, te një mbrëmje kushtuar kinemasë shqiptare: këto dy ditë krijuan mundësinë për të zbuluar edhe një tjetër dimension të Shqipërisë, përmes shfaqjes dhe debatit rreth filmit « Delegacioni » të regjisorit Bujar Alimani, në kinemanë Opéraims, në bashkëpunim me shoqatën Le 7e Œil.
🙏 Mirënjohje e veçantë për Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Francë për këtë bashkëpunim të shkëlqyer në terren: jo vetëm në kryeqytet, por edhe jashtë tyre në takime me shoqërinë civile dhe të rinjtë, për të dëgjuar pyetjet e tyre dhe për të biseduar më konkretisht për Evropën dhe zgjerimin e saj.
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ndërtohet si përmes reformave dhe negociatave, ashtu edhe përmes dialogut, njohjes së ndërsjellë dhe afrimit të shoqërive tona


















