
Tarran dhe Metani diskutojnë forcimin e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, me të cilin diskutoi zhvillimet e fundit në sistemin gjyqësor dhe çështje që lidhen me mandatin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Sipas Prezencës së OSBE-së, në qendër të diskutimeve ishte roli i ILD-së në garantimin e llogaridhënies në sistemin gjyqësor, përfshirë trajtimin e ankesave dhe çështjeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Tarran dhe Metani shkëmbyen pikëpamje edhe mbi rëndësinë e respektimit të procesit të rregullt ligjor, konsistencës dhe pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë.
Në takim u diskutua gjithashtu për dhënien efektive të drejtësisë dhe forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.
Burimi ATSH



















