
“Ligjet” miratojnë në parim ndarjen territoriale, opozita kundër
Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim me 8 vota pro dhe 5 kundër nismën e mazhorancës për ndarjen administrativo-territoriale.

Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim me 8 vota pro dhe 5 kundër nismën e mazhorancës për ndarjen administrativo-territoriale.
Në vijim pritet edhe miratimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit për t’ia kaluar pastaj për votim seancës plenare, më 8 tetor.
Ashtu si edhe në mbledhjet e mëparshme, deputetët e opozitës vijuan kundërshtimin e hartës së re territoriale të propozuar nga mazhoranca, duke kërkuar ndërprerjen e procesit të shqyrtimit të një nisme të njëanshme.
ATSH


















