
Operacioni “Shkolla të Pastra”, Demo: Siguria e nxënësve, prioritet i Policisë së Shtetit
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e cilësoi të suksesshëm operacionin “Shkolla të Pastra, të realizuar falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e cilësoi të suksesshëm operacionin “Shkolla të Pastra, të realizuar falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit.
Në një reagim lidhur me operacionin, Demo theksoi se goditja e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në afërsi të shkollave, është një prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në të gjithë vendin.
“Në kuadër të operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest në burg” për 31 shtetas, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim”, tha Demo.
Ai garantoi se Policia e Shtetit do të vijojë angazhimin për garantimin e sigurisë së nxënësve.
“Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, tha ministri i Brendshëm.
Operacioni “Shkolla të Pastra” u finalizua pas katër muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Gjatë hetimeve u identifikuan 52 shtetas të dyshuar si pjesëtarë të disa grupeve që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa u arrestuan 31 prej tyre.
Burimi ATSH



















