Mosmarrëveshje Gjermani-Francë për politikën “Made in Europe”

Gjermania dhe Franca vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për planet e Bashkimit Evropian për politikën e re “Made in Europe” (Prodhuar në Evropë), që synon të forcojë industrinë evropiane përmes financimeve publike.


Gjermania dhe Franca vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për planet e Bashkimit Evropian për politikën e re “Made in Europe” (Prodhuar në Evropë), që synon të forcojë industrinë evropiane përmes financimeve publike.

Rregulli “Prodhuar në Evropë” është një politikë industriale e BE-së në zhvillim dhe një kërkesë për përmbajtjen, për t’i dhënë përparësi mallrave te prodhuara në Evropë në tenderët publikë, kontratat qeveritare dhe skemat e subvencioneve.

Çështja kryesore është sa produkte duhet të prodhohen në Evropë, që kompanitë dhe industritë strategjike të mund të përfitojnë nga fondet publike të BE-së, si dhe nëse në këto skema duhet të përfshihen edhe vende jashtë BE-së.

Ministri francez i Industrisë, Sebastien Martin tha në Bruksel se paratë publike evropiane, duhet të mbështesin punonjësit dhe fabrikat evropiane.

Ai tha se për disa sektorë mund të lejohet një përkufizim më i gjerë, por për industri të caktuara, si automobilistika, Franca kërkon që prodhimi të mbështetet kryesisht në zinxhirët evropianë të furnizimit.

Plani i BE-së synon të forcojë prodhimin industrial në Evropë dhe të ndalojë dobësimin e industrisë evropiane.

Sipas propozimit, vendet anëtare do të mund të japin mbështetje financiare për sektorë të rëndësishëm, si prodhimi i çimentos dhe teknologjitë e pastra, vetëm nëse një pjesë e caktuar e produkteve prodhohet në Evropë.

Gjermania kërkon rregulla më pak kufizuese. Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche tha se në këtë proces, duhet të përfshihen edhe partnerët e rëndësishëm të BE-së jashtë Evropës, duke përmendur Norvegjinë, Zvicrën dhe Kanadanë.

Kjo qasje është kritikuar nga sindikata gjermane “IG Metall”.

Përfaqësuesi i saj, Jurgen Kerner, tha se qeveria gjermane po përpiqet të dobësojë rregullat, që synojnë forcimin e industrisë evropiane.

Ndërkohë, kryeministri britanik Andy Burnham ka paralajmëruar se ligji i BE-së për përshpejtimin e industrisë, mund të shkaktojë pasoja negative edhe për industrinë britanike.

Pas diskutimeve mes ministrave të BE-së, ministri irlandez për Biznesin, Peter Burke tha se ka shenja, se vendet anëtare mund të arrijnë një marrëveshje deri në fillim të dhjetorit.

Ai tha se tashmë janë evidentuar disa pika të përbashkëta, mbi të cilat mund të hartohet një dokument i ri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bizneset rrisin qarkullimin me 277 miliardë lekë, kontributet e sigurimeve arrijnë 134,1 miliardë lekë

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore arritën në 134,1 miliardë lekë në periudhën janar-gusht 2026, duke shënuar…

Global 360

Mosmarrëveshje Gjermani-Francë për politikën “Made in Europe”

Gjermania dhe Franca vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për planet e Bashkimit Evropian për politikën e re “Made in…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bizneset rrisin qarkullimin me 277 miliardë lekë, kontributet e sigurimeve arrijnë 134,1 miliardë lekë

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore arritën në 134,1 miliardë lekë në periudhën janar-gusht 2026, duke shënuar…