Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, ndeshje miqësore futbolli

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar zhvilluan një ndeshje miqësore futbolli, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të miqësisë, respektit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve aleate në NATO.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se aktiviteti sportiv synoi të përcjellë frymën e bashkëpunimit dhe aleancës përmes sportit.

Në fushën e lojës, ashtu si në misionet e përbashkëta, puna në grup, disiplina, solidariteti dhe respekti për rregullat u cilësuan si vlera që bashkojnë dy forcat e armatosura.

“Miqësia na bashkon. Aleanca na forcon!”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndeshja miqësore u zhvillua në frymën e Fair Play-t dhe shërbeu si një tjetër mundësi për forcimin e lidhjeve mes efektivëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe homologëve britanikë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.