Ambasadorja greke në COD, diskutohet mbi luftën kundër stereotipave në diplomaci dhe shoqëri
Roli i kulturës dhe diplomacisë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tejkalimin e stereotipave ishte në qendër të takimit “Diplomacia dhe Kultura – Greqia”, organizuar nga COD, ku e ftuar ishte ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.

Takimi u përqendrua te bashkëpunimi i vazhdueshëm mes Greqisë dhe Shqipërisë në fushën e diplomacisë kulturore, si dhe te rëndësia e dialogut dhe shkëmbimeve për forcimin e mirëkuptimit mes dy vendeve.
Në një bisedë të dedikuar “Luftës kundër stereotipave”, ambasadorja Komini ndau reflektime personale mbi stereotipat gjinorë në diplomaci dhe në shoqëri. Ajo theksoi se paragjykimet mund të prekin si gratë, ashtu edhe burrat, duke nënvizuar rëndësinë e përballjes me to dhe të moslejimit që stereotipat të përcaktojnë rrugëtimin personal apo profesional.
“Karakteri dhe kompetenca nuk kanë gjini”, u shpreh ambasadorja Komini gjatë takimit. Sipas Ambasadores, arritjet nuk duhet të përcaktohen nga gjinia, por nga individi, karakteri, kompetenca dhe mënyra se si ai zgjedh të veprojë.
Biseda, në COD, solli në vëmendje rëndësinë e dialogut të hapur dhe të shkëmbimit të përvojave për të sfiduar paragjykimet dhe ndërtimin e marrëdhënieve më të forta, si në shoqëri, ashtu edhe në diplomaci.
Burimi ATSH