
Demo pret ministrin malazez: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve dhe integrimi në BE
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi një takim kortezie me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi një takim kortezie me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Demo theksoi se “pushteti vendor është një nga përgjegjësitë që ndajmë dhe një fushë ku kemi shumë hapësirë për të shkëmbyer përvoja e për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve”.
Ministri theksoi se gjatë takimit folën edhe për rrugën europiane të rajonit dhe kontributin e rëndësishëm që shqiptarët në Malin e Zi po japin në këtë proces.
“Një përfaqësim që na bën krenarë, sidomos kur përkthehet në punë dhe rezultate konkrete”, theksoi ai.



















