Forcat e Armatosura testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

Grupbatalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë vuri në provë aftësitë e tij luftarake gjatë Vlerësimit të Gatishmërisë Luftarake të NATO-s (CREVAL).


Grupbatalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë vuri në provë aftësitë e tij luftarake gjatë Vlerësimit të Gatishmërisë Luftarake të NATO-s (CREVAL).

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur sot se, gjatë këtij procesi, grupi i batalionit, i cili është stërvitur krah për krah me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në kuadër të një partneriteti më shumë se 25-vjeçar, dëshmoi se aftësitë e tij taktike dhe ndërveprueshmëria përmbushin standardet e larta të NATO-s.

Vlerësuesit shqyrtuan një sërë elementesh të gatishmërisë, përfshirë manovrimin, disiplinën e zjarrit, komandimin dhe kontrollin, si dhe mbështetjen logjistike në kushte reale operacionale.

Në aktivitet morën pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Ambasada amerikane theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Forcave të Armatosura shqiptare dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, në kuadër të partneritetit të tyre afatgjatë.

Burimi ATSH

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.