
Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt sot në Prishtinë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt sot në Prishtinë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha po ashtu Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Ajo erdhi në shtypje dhe dhunë të një sulmi që përdor të gjithë aparatin e vet kundër shqiptarëve në Kosovë”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Sipas Haxhiut me marshin e sotëm iu bë nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë.
“Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë”, theksoi Haxhiu.
Sot, mijëra qytetarë morën pjesë në marshin për liri në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
/KosovaPress/



















