“Marshi për liri”, Gucati: Kërkojmë drejtësi, jo rishkrim të historisë

“Marshi për Liri” po mbahet sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, duke folur sot në “Marshin për Liri” në Prishtinë, tha se pjesëmarrësit nuk janë mbledhur për të mbrojtur individë, por për të mbrojtur të vërtetën e një populli që luftoi për mbijetesë dhe liri.

“Sot nuk jemi mbledhur këtu për të mbrojtur individin, jemi mbledhur për të mbrojtur të vërtetën e një populli që luftoi për të mbijetuar, për të qenë të lirë dhe për ta pasuruar shtetin tonë. Për të mbrojtur të vërtetën e çlirimit të Kosovës dhe dinjitetin e atyre që bartën këtë barrë. UÇK-ja nuk e krijoi shtypjen, u ngrit kundër saj. Drejtësia nuk guxon kurrë të shndërrohet në rishikim të historisë, as të ndjekë penalisht në një armë kundër çlirimtarëve tanë. Ne kërkojmë një proces të drejtë dhe të paanshëm, me respekt të plotë për të drejtat e secilit të akuzuar”, tha ai.

Ai tha se qëllimi është mbrojtja e së vërtetës së çlirimit të Kosovës dhe dinjitetit të atyre që e bartën këtë barrë.

“Kosova nuk ishte vetëm, por kishte mbrapa SHBA-të dhe superfuqinë botërore, NATO-n. Ishin aleatët tanë në ditët më të vështira, kur populli ynë luftonte për mbijetesë. Prandaj, një e dimë, se krerët e UÇK-së nuk do të ishin një goditje ndaj tyre, do të ishte një goditje ndaj të vërtetës së luftës së UÇK-së. Dhe nga një padrejtësi e tillë, që do të përfundojë politikisht, do të ishte dhe do të fitonte vetëm Serbia dhe Rusia në këtë proces. Liria e Kosovës u fitua me sakrificë. Asnjë sallë e gjykatës nuk mund ta fshijë këtë të vërtetë, asnjë agjendë politike nuk mund ta kriminalizojë luftën tonë të drejtë. Ne kërkojmë drejtësi e jo historia jonë të rishkruhet”, tha Gucati.

“Marshi për Liri” po mbahet sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

/KosovaPress/

Lexo më shumë nga

Pagat e magjistratëve, Rama: 12 miliardë lekë përfitime të prapambetura për 40 muaj

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me përllogaritjen e përfitimeve të prapambetura të magjistratëve, në kuadër të reagimit të…

Global 360

“Marshi për liri”, Gucati: Kërkojmë drejtësi, jo rishkrim të historisë

“Marshi për Liri” po mbahet sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pagat e magjistratëve, Rama: 12 miliardë lekë përfitime të prapambetura për 40 muaj

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me përllogaritjen e përfitimeve të prapambetura të magjistratëve, në kuadër të reagimit të…