
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Albulena Haxhiu është zgjedhur me 62 vota në krye të Kuvendit të Kosovës. Propozimi i ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje mori miratimin e Kuvendit.

Albulena Haxhiu është zgjedhur me 62 vota në krye të Kuvendit të Kosovës. Propozimi i ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje mori miratimin e Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në vijimi të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. dhe, në çelje të punimeve, Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Propozimi mori mbështetjen e 62 deputetëve.
Albulena Haxhiu ishte edhe kryetare e legjislaturës së dhjetë e cila u shpërnda më 1 korrik 2026.
Haxhiu, ushtron edhe postin e presidentit nga 5 prilli, do të vazhdojë edhe më tutje këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Marrë nga ATSH



















