Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat: Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset
Në kuadër të monitorimit të punës dhe përballimit të flukseve të shtuara të lëvizjes së udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit veror, drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja ka vijuar vizitat në terren me inspektimin e Degëve Doganore Qafë Botë dhe Tre Urat.

Gjatë vizitave, kreu i Doganave vlerësoi menaxhimin e lëvizjeve, koordinimin e punës dhe respektimin e procedurave doganore, me synim ofrimin e një shërbimi sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset.
Në takimet me punonjësit doganorë, Beja theksoi rëndësinë e komunikimit profesional, korrektësisë në shërbim dhe përgjegjësisë në çdo hallkë të procesit, veçanërisht në periudhat me ngarkesë të shtuar.
Vizitat në pikat doganore vijojnë, si pjesë e një qasjeje të vazhdueshme për të qenë pranë strukturave në terren, për të identifikuar nevojat konkrete dhe për të forcuar standardet e shërbimit doganor.
Burimi ATSH