Thellohet pas 17 vitesh Kanali i Vivarit, Salla: Hapen kuotat dhe krijohen kushtet për eksportin e midhjeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetarin e bashkisë Sarandë Oltion Caci, kryetarin e bashkisë Konispol Ergest Dule, deputetët e zonës, Ardit Bido dhe Vasil Llajo inspektuan nga afër punime


Në Sarandë vijon puna për thellimin e Kanalit të Vivarit në Butrint, një ndërhyrje e rëndësishme për rikthimin e funksionalitetit hidrologjik të tij dhe zhvillimin e sektorit të akuakulturës dhe peshkimit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetarin e bashkisë Sarandë Oltion Caci, kryetarin e bashkisë Konispol Ergest Dule, deputetët e zonës, Ardit Bido dhe Vasil Llajo inspektuan nga afër punimet.

Pas më shumë se 17 vitesh pa ndërhyrje, në Kanalin e Vivarit ka nisur procesi i dragimit, i cili në fazën e parë parashikon largimin e rreth 50 mijë m³ sedimenteve.

Ndërhyrja synon të përmirësojë shkëmbimin natyror të ujërave mes lagunës së Butrintit dhe detit Jon, oksigjenimin dhe nivelin e kripësisë, faktorë të rëndësishëm për ruajtjen e ekosistemit dhe kultivimin e midhjes.

Gjatë inspektimit, ministri Salla theksoi se ndërhyrja vjen pas shumë vitesh dhe lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë së zonës dhe krijimin e kushteve për rikthimin e kuotave për kultivimin e midhjes.

“Jemi në Kanalin e Vivarit, bashkë me kryetarët e bashkive Sarandë dhe Konispol, deputetët dhe ekipin e Ministrisë së Bujqësisë, për investimin që po kryejmë për thellimin e kanalit. Për herë të parë pas shumë vitesh do të hapim edhe kuotat e midhjes, një proces shumë i rëndësishëm për ekonominë vendase, por edhe për konsumatorin shqiptar”, u shpreh Salla.

Punimet po realizohen përmes një drage të posaçme, e cila mundëson ndërhyrjen deri në thellësinë e nevojshme të kanalit dhe largimin e sedimenteve të grumbulluara ndër vite. Procesi synon të rikthejë qarkullimin natyror të ujërave dhe të krijojë kushte më të favorshme për habitatin e lagunës së Butrintit.

Kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi vlerësoi rëndësinë e investimit për kultivuesit e midhjes dhe perspektivën e zgjerimit të tregut. Sipas tij, ndërhyrja do të krijojë kushte që prodhimi të zhvillohet me ritmet e nevojshme, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje nga konsumatorët dhe turistët, si dhe duke krijuar perspektivë për eksport.

Në të njëjtën linjë, gjatë inspektimit u theksua se thellimi i Kanalit të Vivarit, së bashku me ndërhyrjet në kanalet që furnizojnë lagunën me ujë të ëmbël, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit natyror të ujërave dhe në krijimin e kushteve të favorshme për florën, faunën dhe aktivitetin e kultivuesve të midhjes.

Ministri Salla nënvizoi se ruajtja e këtij investimi kërkon bashkëpunimin e institucioneve qendrore, pushtetit vendor dhe komunitetit të peshkatarëve e kultivuesve të zonës.

“Është një punë e përbashkët mes Ministrisë së Bujqësisë, pushtetit vendor dhe peshkatarëve të zonës. Duhet ta ruajmë të gjithë së bashku, që pas kaq vitesh të hapim më në fund kuotat për midhjen dhe t’i japim një shtysë të re ekonomisë vendase”, tha Salla.

Marrë nga ATSH

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…