Inteligjenca artificiale në shërbim të administratës dhe qytetarëve, prezantohen katër sisteme të reja

Përmes një postimi, e-Albania informon se janë katër sisteme që përdorin teknologjinë e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme të administratës publike.


Inteligjenca artificiale po përdoret konkretisht për përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e efikasitetit të administratës.

Përmes një postimi, e-Albania informon se janë katër sisteme që përdorin teknologjinë e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme të administratës publike.

Sistemi i Mbivendosjes Ligjore ndihmon në identifikimin e dispozitave që përsëriten, mbivendosen apo mund të krijojnë paqartësi ndërmjet akteve ligjore, duke lehtësuar punën e ekspertëve dhe duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së legjislacionit.

Ndërkohë, platforma e-Albania bën me dije se “moduli i Inteligjencës Artificiale në Platformën e Integrimit dhe Anëtarësimit Evropian synon të përshpejtojë proceset e përkthimit, analizës dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Në këtë proces, vendimmarrja përfundimtare mbetet te ekspertët”.

Një tjetër sistem është eIAD në Tatime, i cili analizon të dhënat dhe identifikon anomalitë apo rastet me risk, duke ndihmuar administratën tatimore të punojë në mënyrë më të saktë, objektive dhe efikase.

Në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve është edhe Diella, asistentja virtuale e e-Albania, e cila orienton përdoruesit, u përgjigjet pyetjeve dhe i ndihmon ata të aksesojnë më lehtë shërbimet dhe dokumentet publike.

Sipas e-Albania, katër sistemet kanë një objektiv të përbashkët: përdorimin e teknologjisë për ta bërë administratën publike më të shpejtë, më efikase, më transparente dhe më pranë qytetarit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…