Lamallari në mjediset e reja të policisë në Berat: Hapësirë dinjitoze për efektivët dhe shërbimin ndaj qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë Berat


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë Berat, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 253 milionë lekë, i projektuar sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Ministri Lamallari theksoi se investimi nuk përfaqëson vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por mbi të gjitha rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe kushteve të punës për efektivët e Policisë së Shtetit.

“Janë ambiente absolutisht bashkëkohore, një investim i qeverisë shqiptare që ofron komoditet dhe dinjitet për punonjësit e Policisë së Shtetit. Por theksi ynë mbetet tek bashkëpunimi me qytetarët dhe trajtimi i tyre me etikë, mirësjellje dhe respekt në çdo shërbim që marrin”, u shpreh Lamallari.

Ai nënvizoi se ambientet e reja të pritjes, shoqërimit dhe intervistimit të të miturve janë ndërtuar në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke marrë në konsideratë edhe rekomandimet e Avokatit të Popullit.

“Ky është një investim me impakt të madh social. Në fund të ditës, gjithçka bëhet për t’u garantuar qytetarëve një trajtim sa më dinjitoz dhe një shërbim sa më cilësor. Synimi ynë është të forcojmë besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit, sepse siguria ndërtohet përmes bashkëpunimit”, deklaroi Lamallari.

Ministri vlerësoi situatën e sigurisë në qarkun e Beratit, duke theksuar se është një ndër zonat që spikat për rendin dhe qetësinë publike, ndërsa nënvizoi se siguria mbetet një faktor kyç për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë.

“Turizmi zhvillohet kur kemi më shumë siguri, më shumë bashkëpunim dhe më shumë besim të qytetarëve te Policia e Shtetit. Kjo është prioriteti ynë”, tha ai.

Lamallari bëri të ditur gjithashtu se gjatë takimit u diskutuan edhe masat për sezonin turistik, përfshirë zbatimin e ndryshimeve në udhëzimin e përbashkët për zhurmat, me qëllim garantimin e një mjedisi më të qetë për qytetarët dhe vizitorët.

I pyetur nga gazetarët mbi lajmet e publikuara në disa portale, sipas të cilave ai kishte dhënë dorëheqjen, ministri Lamallari i hodhi poshtë këto pretendime.

“Unë nuk merrem me portalet, unë merrem vetëm me punë konkrete. Ky takim ku jemi sot është pjesë e punës së qeverisë shqiptare, ku edhe unë bëj pjesë”, u përgjigj ministri.
Ai shtoi se qeveria ka përmbyllur një cikël të rëndësishëm investimesh në infrastrukturën e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.

“Jam shumë i lumtur që kemi përfunduar ciklin e investimeve në drejtoritë vendore dhe komisariatet e Policisë së Shtetit. Kjo është e vetmja qeveri që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Policisë së Shtetit, jo vetëm përmes investimeve në infrastrukturë dhe teknologji, por edhe në trajtimin më të mirë të efektivëve”, deklaroi Lamallari.

Burimi ATSH

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës