Koçiu: Rrethimi i institucioneve nuk është protestë, por tentativë për konflikt dhe përplasje

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu reagoi sot pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku dënoi aktet e dhunës ndaj institucioneve shtetërore.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu reagoi sot pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku dënoi aktet e dhunës ndaj institucioneve shtetërore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me videon e një prej protestuesve, Koçiu deklaroi se rrethimi i institucioneve me dhunë fizike dhe verbale “nuk është as demokraci dhe as protestë, por tentativë për konflikt dhe përplasje”.

“Në darkë, tregon recetën për brumin e demokracisë me vezë e miell, ndërsa në mëngjes, gatuan bashkë me disa të tjerë çorbën e trazuar që përpiqet të helmojë Shqipërinë. Kur vjen radha për përgjegjësi, si zakonisht, fajin e kanë qeveria dhe Policia që ia mbushin protestuesve duart me vezë e me gurë. Rrethimi i institucioneve me dhunë fizike e verbale nuk është as demokraci dhe as protestë, por tentativë për konflikt dhe përplasje”, shkruan Koçiu.

Koçi se autorët e akteve të dhunshme do të përballen me ligjin, duke theksuar se përgjegjësia është individuale për çdo person që ushtron dhunë dhe tenton të cenojë rendin kushtetues.

“Përballja me ligjin do të jetë e pashmangshme për këdo “buf Saliu” të maskuar si protestues paqësor që ushtron dhunë dhe tenton prishjen e rendit kushtetues. Këta janë thjesht pengmarrësit e protestës së shëndoshë qytetare, kuzhinierët e dhunës që kanë dalë nga kusitë e Saliut dhe që dinë të shpërndajnë vetëm atë gjuhë urrejtjeje, e cila ka bllokuar prej gjithë këtyre kohësh kanalet e komunikimit me ujërat e llumit të tyre të vjetër”, tha ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…