Koçiu: Drejt përfundimit parku multifunksional “Dua të luaj” në Elbasan

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtuesin politik të Partisë Socialiste për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku, inspektuan sot ecurinë e punimeve në parkun multifunksional “Dua të luaj”, një investim i ri publik që po realizohet në qytetin e Elbasanit.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtuesin politik të Partisë Socialiste për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku, inspektuan sot ecurinë e punimeve në parkun multifunksional “Dua të luaj”, një investim i ri publik që po realizohet në qytetin e Elbasanit.

Koçiu bëri të ditur se projekti, me vlerë 200 milionë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe do të krijojë një hapësirë moderne rekreative dhe sportive për qytetarët e të gjitha grupmoshave.

“Drejt përfundimit parku multifunksional ‘Dua të luaj’ në Elbasan, një investim i Qeverisë Shqiptare prej 200 milionë lekësh, me fusha sportive, pista vrapimi, biçikletash, kënde lojërash, gjelbërim dhe ambiente shërbimi për qytetarët e çdo moshe”, u shpreh Koçiu.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha se projekti po transformon një ish-repart ushtarak të degraduar prej vitesh në një park modern, me sipërfaqe rreth 23 mijë metra katrorë.

Sipas tij, kompleksi do të përfshijë pistë vrapimi prej 430 metrash, pista biçikletash, kënde lojërash për fëmijë, hapësira rekreative për të moshuarit, si dhe terrene sportive për futboll, basketboll, tenis dhe padel.

“Ky është një park i qytetit që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe që pritet të ketë frekuentim të lartë pas përfundimit të punimeve”, tha Llatja.

Nga ana e saj, Koçiu theksoi se investimi i realizuar përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit synon jo vetëm krijimin e një hapësire argëtimi, por edhe rigjallërimin e një zone periferike të qytetit.

Ajo nënvizoi se projekte të ngjashme po realizohen edhe në qytete të tjera të vendit, me synimin për t’i kthyer hapësirat e lëna pas dore në zona rekreative dhe sociale në funksion të komunitetit.

“Do të vazhdojmë të investojmë në projekte të tilla, duke transformuar zona të nënshfrytëzuara në hapësira moderne që u shërbejnë fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe të moshuarve”, deklaroi Koçiu.

Parku multifunksional “Dua të luaj” do të ofrojë kushte për aktivitete sportive, rekreative dhe sociale, duke krijuar një prej hapësirave më të mëdha publike të këtij lloji në Elbasan.

Burimi ATSH

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…