Sako: Kampusi i ri universitar do ta shndërrojë Durrësin në një qytet mundësish për të rinjtë

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako mori pjesë në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës


Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako mori pjesë në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku theksoi në fjalën e saj se “ky konkurs do të na ndihmojnë të ndërtojmë jo vetëm një kampus dinjitoz modern dhe bashkëkohor, por dhe një simbol të besimit tek dija, talenti, rinia dhe e ardhmja”.

Në ceremoninë e organizuar për përzgjedhjen e projektit fitues, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kryebashkiakja Sako tha se “ky konkurs mbart një domethënie të veçantë. Ai nuk është thjesht një garë idesh arkitekturore apo një sfidë për të përcaktuar formën apo funksionin e godinave universitare”.

“Ky konkurs përfaqëson një vizion që shkon përtej ndërtimit të hapësirave fizike. Është një mundësi për të konceptuar dhe krijuar një mjedis ku të rinjtë do të mësojnë, do të bashkëpunojnë, do të krijojnë dhe do të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë”, theksoi Sako.

Për këtë arsye, vijoi Sako, projekti që do të përzgjidhet duhet patjetër të materializojë ambicien e një universiteti modern dhe vizionin e qytetit që e shikon rininë si forcën kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm.

Kryebashkiakja Sako tha se “projekti duhet të krijojë hapësira që frymëzojnë ekselencën, nxisin kreativitetin dhe inovacionin, forcojnë bashkëpunimin dhe ndërtojnë ura drejt së ardhmes”.

Duke folur për Universitetin e Durrësit , Sako tha se “sot ai është një nga institucionet më të rëndësishme akademike në Shqipëri. Me mbi 16.000 studentë ai përfaqëson një komunitet të gjallë, dinamik dhe në rritje të vazhdueshme që vit pas viti zgjerohet jo vetëm me të rinj nga çdo qytet i Shqipërisë, por dhe me studentë nga vende të tjera të cilët zgjedhin Durrësin si destinacionin e tyre universitar”.

“Është për t’u përgëzuar puna dhe vizioni i drejtuesve të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, të cilët kanë vendosur në qendër të prioriteteve bashkëpunimin me universitetet dhe partnerët europianë, duke e shndërruar universitetin gjithnjë e më shumë në një qendër shkëmbimi të dijes, kulturave e ideve inovative”, theksoi Sako.

Sipas saj, çdo student që diplomohet, çdo profesionist i ri që formohet në auditorët tanë përfaqëson një investim të çmuar për të ardhmen e qytetit të Durrësit dhe jo vetëm por për gjithë Shqipërinë.

“Ne duam që të rinjtë të gjejnë këtu jo vetëm një institucion arsimor me standarde të larta, por dhe një mjedis ku mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre, ku mund të zhvillojnë karrierën dhe të realizojnë aspiratat e tyre. Për këtë arsye punojmë çdo ditë që profesionistët e së nesërmes ta shohin Durrësin si një qytet mundësish, si një qytet ku talenti vlerësohet, ku ambicia mbështetet dhe ku përkushtimi e kontributi i gjithsecilit shndërrohen në vlera për komunitetin tonë”, tha Sako.

Pas një gare që mblodhi 41 ekipe shqiptare dhe ndërkombëtare, sot 5 ekipet finaliste prezantojnë vizionet e tyre për kampusin e ri universitar të Durrësit, një projekt që synon të krijojë një hapësirë moderne ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…