Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë


Nga Dr. Albert Rakipi
Kryetar i AIIS

Është kënaqësi e veçantë të marr fjalën në hapje të kësaj konference kushtuar marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Spanjës.

Spanja zë një vend të veçantë në imagjinatën europiane të shqiptarëve: si vend mesdhetar, si demokraci europiane, si një shoqëri me kulturë, letërsi dhe art të jashtëzakonshëm, Për shumë shqiptarë, Spanja lidhet me letërsinë e madhe dhe me trashëgiminë e saj të pasur kulturore me artin spanjoll qe përfaqëson një nga kontributet më të rëndësishme të Spanjës në qytetërimin europian dhe botëror . Ne nje kontekst politik Spanja eshte një shembull i rëndësishëm i tranzicionit demokratik dhe i modernizimit përmes integrimit europian.
Eshte kjo imagjnate euripiane e shqiptarevbe qe I bem marrdhenjet me Spanjen shume miqesore , dhe shume te rendessihme.

Kjo konference do te fikusohet ne 40 vjetorin e marrdhenjeve por historia e tyre është më e hershme se rivendosja formale e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1986. Marrëdhëniet midis dy vendeve e kanë zanafillën në njohjen reciproke të vitit 1922, ndërsa në prill 1929 Spanja hapi legatën e saj në Tiranë.

Ky ishte një moment me rëndësi të veçantë historike. Ai lidhet me periudhën kur Shqipëria po konsolidohej si shtet i pavarur dhe po kërkonte të afirmonte vendin e saj në sistemin ndërkombëtar. Me Mbretin Zog, Shqipëria po përpiqej të ndërtonte themelet e shtetit modern: administratën, institucionet, legjislacionin, financat publike, rendin e brendshëm dhe përfaqësimin ndërkombëtar.

Një komponent i rëndësishëm i çdo shteti modern është aftësia për të vendosur dhe ruajtur marrëdhënie ndërkombëtare, për t’u njohur nga të tjerët dhe për të vepruar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.
Në këtë kuptim, vendosja e marrëdhënieve me Mbretërinë e Spanjës, ashtu si me çdo vend tjetër perëndimor të kohës, kishte rëndësi të veçantë. Edhe nëse niveli praktik i marrëdhënieve bilaterale ishte i kufizuar, rëndësia politike dhe juridike e tyre ishte e madhe. Për Shqipërinë që po konsolidohej si shtet, çdo njohje, çdo legatë, çdo kanal diplomatik dhe çdo marrëdhënie zyrtare me një vend europian përforconte subjektivitetin e saj ndërkombëtar.
Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike – Konteksti I Lutfes se Ftohte
Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1986 i përket një konteksti krejt tjetër historik. Europa ishte ende e ndarë nga Lufta e Ftohtë, ndërsa Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara të kontinentit. Pikërisht për këtë arsye, rivendosja e marrëdhënieve me Spanjën përfaqësonte një hap të rëndësishëm, sado të kufizuar, drejt hapjes dhe normalizimit të kontakteve me Europën Perëndimore.
Sot, katër dekada më vonë, Shqipëria dhe Spanja janë pjesë e së njëjtës hapësirë euroatlantike. Të dy vendet janë anëtare të NATO-s, ndajnë interesa të përbashkëta për sigurinë europiane dhe mesdhetare dhe janë të lidhura nga një horizont i përbashkët europian.

Shqipëria dhe Spanja janë sot në një partneritet europian.

Mbi të gjitha, Shqipëria dhe Spanja janë sot në një partneritet europian. Kjo është ndoshta korniza më e rëndësishme për të kuptuar marrëdhëniet tona në kohën e sotme. Spanja e ka mbështetur integrimin europian të Shqipërisë jo vetëm në dimensionin politik, përmes qëndrimeve diplomatike dhe mbështetjes për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por edhe në procesin konkret që e përgatit Shqipërinë për anëtarësim.

Më lejoni të sjell dy shembuj
Prania ekonomike spanjolle në Shqipëri është një dimension i rëndësishëm i këtij partneriteti. Përveç rritjes së shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve, një investim si ai i Meliá-s nuk është vetëm një investim turistik apo ekonomik. Ai është, në një kuptim më të gjerë, edhe ndërtim i Europës në Shqipëri. Është një lidhje më shumë me Europën dhe me Perëndimin, jo vetëm në kuptimin gjeografik apo financiar, por edhe në kuptimin e standardeve.

Në fushën e arsimit, një zhvillim shumë domethënës i viteve të fundit është hapja në Gjirokastër e qendrës së UNED-it, Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë të Spanjës, universiteti më i madh publik spanjoll i mësimit në distancë dhe një nga institucionet më të rëndësishme europiane në këtë fushë.
Prania e UNED-it në Gjirokastër është një investim strategjik jo vetëm për arsimin, por edhe për lidhjen e Shqipërisë me hapësirën akademike europiane. Ajo krijon mundësi të reja për studentët shqiptarë, për qytetin e Gjirokastrës, për arsimin e lartë dhe për ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe komuniteteve tona lokale.

Për Shqipërinë, mbështetja e Spanjës për procesin e integrimit europian ka rëndësi të veçantë. Shqipëria është sot në një fazë vte rendesishme të rrugës së saj drejt Bashkimit Europian. Ky proces nuk është aspak teknik. Ai është politik, institucional dhe shoqëror. Ai lidhet me shtetin e së drejtës, me cilësinë e institucioneve, me ekonominë, me standardet demokratike dhe me vetë të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Si dy vende mesdhetare, Shqipëria dhe Spanja ndajnë gjithashtu një interes të përbashkët për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e hapësirës mesdhetare. Mesdheu sot nuk është vetëm një hapësirë gjeografike. Ai është një hapësirë strategjike ku takohen Europa, Afrika e Veriut, Lindja e Mesme, energjia, migracioni, tregtia, siguria dhe kultura.
Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor dhe Mesdheu nuk duhet të shihen si periferi të Europës, por si pjesë thelbësore e sigurisë dhe e së ardhmes europiane. Pikërisht këtu Shqipëria dhe Spanja mund të zhvillojnë një dialog më të thellë strategjik.

Se fundi deshiroj te theksoj se Spanja është një nga shembujt më të fuqishëm europianë se si një vend mund të kalojë nga izolimi politik dhe autoritarizmi drejt demokracisë, modernizimit dhe integrimit të plotë europian. Për Shqipërinë, ky nuk është thjesht një shembull historik. Është një kujtesë se Europa nuk është vetëm një destinacion institucional, por një projekt transformimi. Në këtë kuptim, marrëdhëniet Shqipëri–Spanjë nuk janë vetëm marrëdhënie midis dy shteteve; ato janë edhe një dialog midis dy përvojave historike që e shohin Europën si hapësirë lirie, modernizimi dhe dinjiteti kombëtar.

Arsyeja pse AIIS, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, organizon këtë konferencë dhe këtë kërkim të posaçëm është pikërisht domosdoshmëria për të reflektuar mbi atë që kemi ndërtuar, mbi atë që historia na mëson dhe mbi atë që dy vendet tona mund të bëjnë së bashku në të ardhmen.

Marrëdhëniet Shqipëri–Spanjë kanë një histori më të gjatë. Ato nisën në periudhën kur Shqipëria po kërkonte të afirmohej si shtet modern dhe u rivendosën në një moment kur vendi kërkonte të dilte nga izolimi. Sot, ato duhet të hyjnë në një fazë të re: më të thellë, më konkrete dhe më strategjike.

Ju faleminderit.

Nufi takon zyrtarin e lartë të Pentagonit: Angazhim i palëkundur për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim në Uashington, me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge A. Colby.

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takon zyrtarin e lartë të Pentagonit: Angazhim i palëkundur për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim në Uashington, me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge A. Colby.