Bruksel, Ibrahimaj prezanton prioritetet e Kryesisë shqiptare të CEFTA 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbledhjen ministrore mbi prioritetet e CEFTA 2026, e zhvilluar në Bruksel,


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbledhjen ministrore mbi prioritetet e CEFTA 2026, e zhvilluar në Bruksel, ku Shqipëria, në cilësinë e kryesisë së radhës, prezantoi vizionin dhe prioritetet për forcimin e integrimit ekonomik rajonal dhe afrimin gradual me Tregun Unik Evropian.

Në fjalën e saj hapëse, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e momentit për Shqipërinë, pas konfirmimit zyrtar të përmbushjes së standardeve të ndërmjetme për Klasterin 1 – “Themeloret”, gjatë Konferencës së 8-të të Anëtarësimit ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Ky zhvillim hap rrugën për mbylljen e negociatave teknike të avancuara, përfshirë Kapitullin 30 që lidhet me tregtinë ndërkombëtare.

Gjatë takimit, ministrja Ibrahimaj vlerësoi rolin e CEFTA-s si një platformë kyçe për përgatitjen e vendeve të rajonit drejt integrimit në Tregun Unik të BE-së, në përputhje me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025–2028.

Në kuadër të Kryesisë shqiptare të CEFTA-s për vitin 2026, ministrja prezantoi prioritetet e Shqipërisë të fokusuara në krijimin e një CEFTA-je më të ndërlidhur përmes reduktimit të kohës së pritjes në kufi, avancimit të infrastrukturës digjitale, harmonizimit më të thellë me standardet e Bashkimit Evropian, forcimit të koordinimit institucional.

Ministrja Ibrahimaj theksoi gjithashtu rëndësinë e avancimit të nismave SEED+ dhe Green Lanes, harmonizimin e orareve të punës në pikat kufitare, si dhe mundësinë e operimit 24/7 në disa pika strategjike kufitare.

Shqipëria rikonfirmoi mbështetjen për njohjen reciproke të nënshkrimeve elektronike, vulave elektronike dhe rezultateve të testimit të produkteve, si hapa konkretë drejt lehtësimit të tregtisë pa dokumente fizike dhe rritjes së transaksioneve digjitale në rajon.

Gjithashtu, ministrja Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë e njohjes së kualifikimeve profesionale për të lehtësuar lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore dhe krijimin e më shumë mundësive ekonomike për qytetarët e rajonit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe për punën e Sekretariatit të CEFTA-s në mbështetje të Kryesisë shqiptare.

Burimi ATSH

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…