Begaj: Shqipëria hedh një tjetër hap të rendësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, e cila hap zyrtarisht rrugën për fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.

Kreu i Shtetit e cilësoi atë si një tjetër moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.

“Sot, Shqipëria hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt familjes evropiane. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE është një moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë”, theksoi Begaj.

“Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane”, theksoi Kreu i Shtetit në mesazh, duke uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme.

“Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”, shprehet Kreu i Shtetit për procesin e mbetur drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

Burimi ATSH

Rama pas Konferencës Ndërqeveritare me BE: Ky është fillimi i fundit, më shumë përgjegjësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, pas përfundimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, se vendi ndodhet në një fazë…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia