Hoxha në Lituani: Bashkëpunimi parlamentar, kyç për rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Vilnius me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme të Lituanisë, Remigijus Motuzas


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Vilnius me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme të Lituanisë, Remigijus Motuzas, ku në fokus ishte bashkëpunimi ndërparlamentar dhe mbështetja për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha vlerësoi rolin e diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit të zgjeruar ndërparlamentar si instrumente të rëndësishme për avancimin e objektivave të përbashkëta, përfshirë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne ramë dakord për rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit të zgjeruar ndërparlamentar si instrumente të vlefshme për avancimin e objektivave tona të përbashkëta, duke përfshirë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ku i jemi mirënjohës Lituanisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme”, shkruan Hoxha.

Sipas ministrit Hoxha, në kushtet e një mjedisi sigurie gjithnjë e më kompleks, Shqipëria dhe Lituania mbeten të bashkuara për forcimin e unitetit të NATO-s, ruajtjen e sigurisë euroatlantike dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Hoxha theksoi gjithashtu se agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës përbën kërcënimin më të madh për arkitekturën e sigurisë në Evropë, duke nënvizuar se uniteti, solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë midis aleatëve dhe partnerëve janë thelbësorë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent.

“Në këtë moment kritik, uniteti, solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë midis Aleatëve dhe partnerëve janë më thelbësore se kurrë për të mbrojtur vetë parimet mbi të cilat paqja dhe stabiliteti në kontinentin tonë janë ndërtuar prej kohësh”, përfundoi Hoxha.

Burimi ATSH

Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”, njerëzit duan më shumë cilësi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”, njerëzit duan më shumë cilësi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”