Begaj në Sllovaki: Mbështetje për integrimin në BE, linja ajrore Tiranë-Bratislavë afron dy popujt

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut Peter Pellegrini.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut Peter Pellegrini.

Gjatë takimit tête-à-tête (kokë më kokë) dhe më pas në takimin e zgjeruar mes delegacioneve, dy presidentët diskutuan mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe sfidat e sigurisë si aleate në NATO.

Në konferencën e përbashkët për mediet, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë një partner dhe aleat të rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit.

Kreu i Shtetit theksoi progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe ambicien për të përmbyllur grup-kapitujt brenda vitit të ardhshëm, me objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë në BE në vitin 2030.

“Shqipëria ka hapur për një vit të gjithë grup-kapitujt, një kohë rekord, dhe synon mbylljen e tyre në vitin 2027 dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian si anëtare në vitin 2030.
Me këtë rast, unë falënderoj sërish dhe i jemi mirënjohës qoftë Presidentit, qoftë qeverisë, shtetit sllovak, për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me bindjen që kjo mbështetje do të vijojë akoma më tej edhe në të ardhmen dhe do të jetë e fortë si tani”, u shpreh Presidenti.

Presidenti vlerësoi se, “strukturat e Bashkimit Evropian kanë njohur dhe kanë vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në reformat e thella të ndërmarra, po ashtu edhe progresin e prekshëm institucional. Në këtë kuptim, Sllovakia, duke qenë një nga avokatet më të rëndësishme në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ka ndihmuar Shqipërinë dhe ka qenë gjithmonë prezente me ekspertizën e saj. Për sa i përket Shqipërisë, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj”.

Kreu i Shtetit çmoi jo vetëm mbështetjen e politikës sllovake, por edhe të qytetarëve sllovakë, të cilët mbështesin në mënyrë të qartë zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, mirënjohje edhe për angazhimin e Sllovakisë në kuadër të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Dy presidentët konfirmuan vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, si: energjia, turizmi, bujqësia dhe shëndetësia, energjia e rinovueshme dhe tranzicioni i gjelbër.

Ata theksuan nevojën për institucionalizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe krijimit të instrumenteve të reja të partneritetit.

Krijimi së fundi i linjave direkte të fluturimit Tiranë-Bratislavë u çmua si një mundësi që do t’i sjellë më afër dy popujt tanë e do të forcojë miqësinë mes tyre.

Për sa i përket rajonit, Presidenti Begaj theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor për sigurinë e Evropës dhe nënvizoi se integrimi evropian i rajonit duhet të mbetet prioritet strategjik i Bashkimit Evropian. Duke falënderuar Sllovakinë për prezencën me trupa në KFOR, Kreu i Shtetit shprehu besimin për “një rivlerësim të situatës së saj në lidhje me Kosovën, së paku në mosbllokimin e rrugëtimit të saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

Gjatë qëndrimit në Bratislavë, Presidenti Begaj zhvilloi takime edhe me kryeministrin Robert Fico dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake, Richard Raši, gjatë të cilave mori një mbështetje të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit nderoi viktimat e komunizmit në memorialin “Porta e Lirisë”, kushtuar heronjve që humbën jetën duke tentuar të kapërcenin “Perden e Hekurt” të ish-Çekosllovakisë.

Marrë nga ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…