Peleshi pret delegacionin kinez në Kuvend, vlerësohet rritja e shkëmbimeve ekonomike

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në kryesinë e Kuvendit delegacionin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës, të kryesuar nga anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, njëherazi edhe zëvendëskryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës, Li Hongzhong.

Gjatë takimit, bashkëbisedimi u përqendrua në marrëdhëniet tradicionale të miqësisë mes Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, si edhe në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët. Palët vlerësuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore dhe rinore, si edhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit.

Zëvendëskryetari Hongzhong vlerësoi miqësinë e hershme mes vendeve tona, praninë e kulturës shqiptare në Republikën Popullore të Kinës, si edhe shprehu vullnetin për të zgjeruar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin me Shqipërinë në fusha me interes të përbashkët.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës, përmes shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të dialogut institucional.

Gjatë takimit u theksua gjithashtu rëndësia e kontributit të përbashkët të vendeve për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, në funksion të bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal e ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…