Peng Liyuan bën thirrje për zhvillimin e arsimit digjital dhe inteligjent për gratë

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping dhe e dërguara e posaçme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) për promovimin e arsimimit të vajzave dhe grave, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të zhvillojë fuqishëm arsimin digjital dhe inteligjent për gratë.


Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping dhe e dërguara e posaçme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) për promovimin e arsimimit të vajzave dhe grave, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të zhvillojë fuqishëm arsimin digjital dhe inteligjent për gratë, në mënyrë që ato të mund të përdorin dhe të përfitojnë nga teknologjitë digjitale dhe inteligjente.

Peng i bëri këto deklarata përmes një videomesazhi në ceremoninë e ndarjes së Çmimit UNESCO 2026 për Arsimin e Vajzave dhe Grave, të zhvilluar të premten në Paris.

Duke theksuar se arsimimi i vajzave dhe grave mbetet një detyrë sfiduese, ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkëpunojë për të forcuar arsimin dhe formimin profesional të grave, duke u krijuar atyre më shumë mundësi për një jetë më të mirë.

Peng u shprehu urimet e saj të përzemërta fituesve të këtij viti nga Maroku dhe Peruja. Ajo theksoi se arsimimi i vajzave dhe grave është një tregues i rëndësishëm i përparimit të qytetërimit njerëzor. Vitet e fundit, falë mbështetjes së fuqishme të UNESCO-s dhe përpjekjeve të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare, janë arritur përparime inkurajuese në këtë fushë.

Peng theksoi se Kina i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe arsimimit të vajzave dhe grave, duke u përpjekur t’u sigurojë grave kineze mundësi më të mira arsimimi dhe një jetë më kuptimplotë.

“Njëkohësisht, ne po zhvillojmë në mënyrë aktive bashkëpunim praktik me UNESCO-n dhe palët përkatëse, duke zbatuar një sërë projektesh nga të cilat kanë përfituar gra në mbarë botën”, shtoi ajo.

Sipas asaj, përpjekjet e Kinës gjatë viteve të fundit për të përdorur inteligjencën artificiale në përmirësimin e cilësisë së arsimit, kanë nxitur barazinë gjinore në arsim dhe zhvillimin e gjithanshëm të grave, duke ofruar gjithashtu përvoja të vlefshme për vendet e Jugut Global.

Ajo u shpreh se përmes promovimit të arsimimit të vajzave dhe grave mbillet shpresa, ushqehen ëndrrat dhe krijohen mundësi për një të ardhme më të lumtur.

“Ndërsa Çmimi UNESCO për Arsimin e Vajzave dhe Grave hyn në dekadën e tij të re, jam e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë ju për të nxitur përparime më të mëdha në këtë fushë dhe për të kontribuar në një të ardhme më të ndritur, ku më shumë gra mund të zhvillohen dhe të shkëlqejnë”, tha Peng.

Që nga themelimi i këtij çmimi nga Kina në bashkëpunim me UNESCO-n në vitin 2015, ky çmim ka pasur një ndikim pozitiv dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë e vlerësim të lartë nga bashkësia ndërkombëtare.

Për të parë videon e plotë klikoni këtë link të CGTN

Lexo më shumë nga

Peng Liyuan bën thirrje për zhvillimin e arsimit digjital dhe inteligjent për gratë

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping dhe e dërguara e posaçme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peng Liyuan bën thirrje për zhvillimin e arsimit digjital dhe inteligjent për gratë

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping dhe e dërguara e posaçme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për…