
Gonzato: Shqipëria të përshpejtojë reformat për mbylljen e negociatave deri në 2027-ën
Delegacioni i Bashkimit Evropian mirëpriti një diskutim produktiv dhe të hapur mes ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Delegacioni i Bashkimit Evropian mirëpriti një diskutim produktiv dhe të hapur mes ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë njoftoi se ata diskutuan mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit dhe çështje të rëndësishme si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mjedisi dhe zbatimi i reformave.
“Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e sigurimit të një kuptimi dhe mbështetjeje të gjerë nga publiku për procesin e zgjerimit”, njoftoi Delegacioni i BE.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi se, për të arritur objektivin ambicioz të mbylljes së negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, Shqipëria duhet të ruajë dhe të përshpejtojë ritmin e reformave, duke garantuar njëkohësisht cilësinë e tyre gjatë gjithë procesit.
Sipas zyrës së Delegacionit të BE-së, “reformat e lidhura me integrimin në BE duhet të jenë të mirëpërgatitura, të konsultuara gjerësisht me aktorët përkatës dhe të zbatohen në mënyrë efektive, në mënyrë që të sjellin përfitime të prekshme në jetën e përditshme të qytetarëve.
Dialogu me Shtetet Anëtare të BE-së është gjithashtu thelbësor në kontekstin e negociatave të anëtarësimit në BE”.
Burimi ATSH


















