Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë


Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës përfundoi djebnë Kishinev të Moldavisë, sipas “Euronews”.

Në krye të agjendës së liderëve evropianë ishin mbështetja e fortë për Ukrainën, forcimi i sigurisë demokratike, lufta kundër manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve të huaja, si dhe menaxhimi i flukseve migratore.

Ndër vendimet më të rëndësishme, të propozuara me nismën e Italisë, veçohet miratimi i një interpretimi të ri të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që synon të lehtësojë procedurat e dëbimit të disa emigrantëve dhe të hapë rrugë për përdorimin e “qendrave të riatdhesimit” në vende të treta.

Çfarë parashikon deklarata e Këshillit të Evropës?

Deklarata e miratuar përcakton interpretimin e neneve 3 dhe 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me ndalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor apo degradues, si dhe me të drejtën për jetë private dhe familjare.

Dokumenti mbështet bashkëpunimin me vende të treta në fushën e migracionit, përfshirë përdorimin e qendrave të riatdhesimit, me kusht që këto vende të respektojnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në tekst theksohet se ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor mbetet absolut, por vlerësimi nëse një trajtim arrin nivelin e “çnjerëzor ose degradues” varet nga rrethanat konkrete të secilit rast.

Sa i përket nenit 8, deklarata nënvizon se shtetet mund të dëbojnë shtetas të huaj edhe kur kjo prek jetën e tyre private dhe familjare, nëse masa justifikohet nga një qëllim legjitim, siç është siguria kombëtare. Në raste të tilla, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut duhet të ketë “arsye të forta” për të rrëzuar vendimin e një shteti.

Reagimi i Melonit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e përshëndeti rezultatin, duke e quajtur një njohje të qasjes italiane në menaxhimin e migracionit.

“Deklarata e Kishinaut, e miratuar nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, njeh legjitimitetin e vendeve për të ndjekur zgjidhje inovative në menaxhimin e migracionit, siç janë qendrat e riatdhesimit në vende të treta, duke ndjekur modelin Itali–Shqipëri”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Sipas saj, ky është një rezultat i rëndësishëm që tregon se qasja e Italisë ndaj migracionit është bërë pjesë e debatit dhe praktikës evropiane.

“Ajo që një vit më parë ishte ende objekt debati, sot është kthyer në një parim të pranuar nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës”, shtoi Meloni.

Ukraina dhe drejtësia ndërkombëtare

Përtej çështjes së migracionit, shtetet anëtare riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën, me fokus në mekanizmat ndërkombëtarë për mbajtjen përgjegjëse të Rusisë për agresionin.

Në takim 36 shtete, përfshirë Italinë dhe Bashkimin Evropian, miratuan gjithashtu vendimin për krijimin e një Tribunali Special për krimin e agresionit kundër Ukrainës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nis sot Presidenca irlandeze e BE, Begaj: Të inkurajuar që zgjerimi mbetet ndër prioritetet kryesore

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Irlandën e cila merr për gjashtë muaj Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nis sot Presidenca irlandeze e BE, Begaj: Të inkurajuar që zgjerimi mbetet ndër prioritetet kryesore

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Irlandën e cila merr për gjashtë muaj Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.