Malaj: Shqipëria rriti ekonominë 4%, uli borxhin publik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në fjalën e tij, vlerësoi progresin e vendit në stabilitetin makroekonomik, reformën fiskale dhe avancimin drejt integrimit europian.


Seanca e sotme në Kuvend u fokusua tek dy raporte ndërkombëtare të rëndësishme për Shqipërinë, atë të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve 2025 dhe raportin e progresit të Komisionit Europian.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në fjalën e tij, vlerësoi progresin e vendit në stabilitetin makroekonomik, reformën fiskale dhe avancimin drejt integrimit europian.

Malaj u ndal tek raporti i DASH, i cili sipas tij, evidenton një rritje ekonomike prej 4% gjatë vitit 2024, inflacion të kontrolluar në 2,2% dhe uljen e borxhit publik nga 75% e PBB-së në vitin 2021, në rreth 55% në vitin 2024.

“Raporti gjithashtu evidenton rritjen rekord të Investimeve të Huaja Direkte në 1,7 miliardë dollarë në 2024 dhe stoku total të investimeve të huaja prej 16,7 miliardë dollarë, duke reflektuar besimin e investitorëve ndërkombëtarë tek ekonomia shqiptare”, tha ministri.

Ministri Malaj theksoi gjithashtu progresin e vendit në luftën kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, duke cituar vlerësimet e FATF dhe MONEYVAL, sipas të cilave Shqipëria ka adresuar mungesat strategjike dhe ka arritur mbi 95% përputhshmëri me rekomandimet ndërkombëtare.

“Progresi që Shqipëria ka arritur në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit është i dukshëm dhe i vlerësuar nga organizmat ndërkombëtarë. FATF konfirmon se vendi ynë ka adresuar me sukses të gjitha mungesat strategjike dhe që prej vitit 2023 nuk është më në “listën gri”. Po ashtu, MONEYVAL vlerëson se Shqipëria ka arritur mbi 95% përputhshmëri me standardet ndërkombëtare, duke forcuar kuadrin ligjor dhe institucional dhe rritur transparencën mbi pronësinë përfituese”, deklaroi Malaj.

Ministri, më tej vuri në dukje se Raporti i Progresit të Komisionit Europian 2025 evidenton avancime të Shqipërisë në Kapitujt 4 dhe 24, përfshirë rritjen e hetimeve financiare, sekuestrimin e pasurive nga krimi i organizuar dhe përmirësimin e rezultateve fiskale.

Ai theksoi se Shqipëria dorëzoi në kohë Programin e Reformës Ekonomike 2025-2027 dhe miratoi Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, duke synuar rritjen e eficiencës fiskale pa rritur barrën tatimore për qytetarët dhe bizneset.

Ministri Malaj nënvizoi se reforma e administratës tatimore dhe doganore ka sjellë transformim të thellë, me mbi 95% të shërbimeve që ofrohen online, uljen e kohës së shqyrtimit të aplikimeve dhe kursimin e miliona orëve pune për qytetarët dhe bizneset.

“Shqipëria sot është më e fortë ekonomikisht, më e qëndrueshme financiarisht dhe më afër Bashkimit Europian se kurrë më parë”, tha Malaj, teksa shtoi se integrimi europian mbetet objektiv strategjik kombëtar që i përket çdo qytetari dhe çdo force politike.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shërbimi “Dëmi im” në e-Albania për bizneset e dëmtuara nga protestat, hapat e aplikimit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se bizneset e prekura duhet të identifikohen në portalin e-Albania,…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ekonomia kineze ecën me hap të stabilizuar

Ekonomia e Kinës ka vijuar përparim të stabilizuar në nëntë muajt e parë të sivjetshëm..