UBT, memorandum mirëkuptimi me një universitet homolog hungarez

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) Fatbardh Sallaku, mirëpriti në takim zyrtar në ambientet e universitetit, ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me partnerë dhe institucione europiane.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zgjerimit të marrëdhënieve akademike dhe shkencore mes dy vendeve, ndërsa u bë e ditur se javën e ardhshme UBT pritet të nënshkruajë një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me një universitet homolog hungarez.

Sallaku tha se, “kjo marrëveshje synon të nxisë shkëmbimet e studentëve dhe stafit akademik, bashkëpunimin në projekte kërkimore, si dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fushën e arsimit dhe shkencës”.

Ambasadorja Kasnyik do të jetë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të konferencës ndërkombëtare CASEE 2026, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në ambientet e UBT.

“Pjesëmarrja e saj në këtë konferencë vlerësohet si një tregues i rëndësishëm i rolit që Universiteti Bujqësor i Tiranës po luan në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe në forcimin e lidhjeve akademike me universitetet dhe institucionet europiane”, u shpreh Salaku.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia