Kadastra prezanton Planin e Integritetit, masa të qarta për parandalimin e korrupsionit

Kadastra Shqiptare shpreh angazhim konkret për të përmirësuar shërbimet dhe për të rritur besimin tek institucionet.


Kadastra Shqiptare shpreh angazhim konkret për të përmirësuar shërbimet dhe për të rritur besimin tek institucionet.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka prezantuar Planin e Integritetit, një dokument strategjik i hartuar në kuadër të Agjendës së Reformave të Shqipërisë 2024–2027, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe Bashkimit Evropian.

Plani synon forcimin e standardeve të transparencës, rritjen e efikasitetit administrativ dhe garantimin e trajtimit të barabartë për qytetarët dhe subjektet që marrin shërbime nga ASHK.

Sipas njoftimit të ASHK-së, dokumenti parashikon masa të qarta për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe përmirësimin e procedurave të brendshme, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.

Zbatimi i këtij plani konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit të shërbimeve kadastrale dhe përafrimit me standardet evropiane të administratës publike.

Plani integritetit mbështetet në katër shtylla kryesore: kontroll i brendshëm; përgjegjësi institucionale; efikasitet në shërbim dhe transparencë.

“Përmbajtja e dokumentit është përgjegjësi e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe reflekton angazhimet kombëtare në kuadër të procesit të integrimit evropian, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, thekson njoftimi i ASHK-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kafja në gur, përvoja që po tërheq turistët e huaj në Gjirokastër

Vlerat e pasura të traditës dhe trashëgimisë kulturore në këtë stinë pranvere në Gjirokastër po tërheqin një numër në rritje…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kafja në gur, përvoja që po tërheq turistët e huaj në Gjirokastër

Vlerat e pasura të traditës dhe trashëgimisë kulturore në këtë stinë pranvere në Gjirokastër po tërheqin një numër në rritje…