Shqipëria rikonfirmon angazhimin për sigurinë ujore në nismën globale “Water Forward”

Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për garantimin e sigurisë afatgjatë të burimeve ujore gjatë lançimit të nismës globale “Water Forward”, të organizuar nga Grupi i Bankës Botërore në kuadër të Takimeve të Pranverës.


Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për garantimin e sigurisë afatgjatë të burimeve ujore gjatë lançimit të nismës globale “Water Forward”, të organizuar nga Grupi i Bankës Botërore në kuadër të Takimeve të Pranverës.
BB bën të ditur se, në këtë aktivitet të nivelit të lartë, që synon forcimin e sigurisë ujore dhe zgjerimin e partneriteteve në sektorin e ujit përmes mobilizimit të investimeve, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ujit.
“Me objektiva të qarta deri në vitin 2030 dhe në partneritet të ngushtë me institucionet ndërkombëtare, Shqipëria do të vijojë të punojë për ndërtimin e një sektori modern, të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet europiane”, u shpreh Malaj.

Nisma “Water Forward”, e lançuar nga Grupi i Bankës Botërore në bashkëpunim me banka multilaterale zhvillimi dhe partnerë ndërkombëtarë, synon përmirësimin e sigurisë ujore për mbi 1 miliard njerëz deri në vitin 2030, përmes reformave, financimit dhe partneriteteve që rrisin qëndrueshmërinë e sistemeve të ujit ndaj thatësirave dhe përmbytjeve.

Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga, theksoi rëndësinë e ujit për funksionimin e ekonomive, duke nënvizuar nevojën për harmonizimin e reformave dhe financimeve për zgjerimin e shërbimeve të sigurta ujore.

Sipas Bankës Botërore, mungesa e ujit mbetet një sfidë serioze për zhvillimin ekonomik dhe punësimin global, ndërsa kërkesa për ujë pritet të tejkalojë ofertën në vitet e ardhshme. Nisma synon gjithashtu të mbështesë përmirësimin e aksesit në ujë për 400 milionë njerëz deri në vitin 2030.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…