Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, OSBE tryezë bashkëpunimi Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Radikalizimi online ishte në fokus të një tryeze të rrumbullakët ndërkufitare për parandalimin dhe luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon në terrorizëm.


Radikalizimi online ishte në fokus të një tryeze të rrumbullakët ndërkufitare për parandalimin dhe luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon në terrorizëm.

Kjo tryezë u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, në Pogradec, ditën e djeshme.

Takimi mblodhi përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, agjencitë ligjzbatuese, shoqëria civile dhe aktorë të komunitetit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të shkëmbyer përvoja dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar.

Koordinatorët kombëtarë kundër ekstremizmit të dhunshëm, Lejdi Dervishi (Shqipëri) dhe Pavle Trajanov (Maqedonia e Veriut), ndanë përparësitë kombëtare dhe këndvështrimet mbi mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit, si dhe sfidat dhe mundësitë për bashkërendim më të ngushtë.

Diskutimet theksuan rëndësinë e qasjeve shumëinstitucionale dhe gjithëpërfshirëse shoqërore, përmirësimin e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimin praktik ndërkufitar, veçanërisht në adresimin e radikalizimit online dhe sfidave që lidhen me riintegrimin.

Në vijim, pjesëmarrësit identifikuan fusha konkrete me përparësi, përfshirë forcimin e bashkërendimit ndërmjet aktorëve në nivel kombëtar dhe vendor, vijimin e shkëmbimit të praktikave të mira dhe nismat e përbashkëta për të mbështetur përpjekjet për parandalim dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve.

Kjo veprimtari ishte pjesë e përpjekjeve të OSBE-së për të promovuar komunitete më të sigurta dhe më të qëndrueshme në të gjithë rajonin.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…