Jaupaj: Marrëveshja “Green Vjosa”, model i ri zhvillimi që balancon natyrën me ekonominë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi sot se marrëveshja “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës” përbën një model të ri zhvillimi për Shqipërinë, i cili vendos në qendër balancën mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi sot se marrëveshja “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës” përbën një model të ri zhvillimi për Shqipërinë, i cili vendos në qendër balancën mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik.

Gjatë prezantimit të marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik, Jaupaj theksoi se dokumenti u nënshkrua më 3 shkurt 2026 dhe pasqyron vullnetin e përbashkët për të investuar në një të ardhme të qëndrueshme.

Sipas tij, mbështetja financiare e projektit është në vlerën 3 milionë euro grant dhe synon të sjellë ekspertizë dhe modele moderne të menaxhimit të burimeve natyrore.

Sipas ministrit, lumi Vjosa përfaqëson një pasuri unike dhe një simbol të turizmit të qëndrueshëm, ku vetëm vitin e kaluar janë regjistruar mbi 200 mijë vizitorë.
“Projekti synon ta kthejë këtë pasuri natyrore në një motor zhvillimi për komunitetet locale”, tha ministri.

Ai shtoi se do të forcohen institucionet dhe menaxhimi efikas i zonës, mbrojtja e biodiversitetit dhe ndërgjegjësimi mjedisor, si dhe do të zhvillohet ekonomia lokale dhe punësimi në të gjithë pellgun ujëmbledhës të Vjosës.

Po ashtu, projekti pritet të kontribuojë në forcimin e identitetit kulturor duke bashkuar pasuritë natyrore të lumit Vjosa me trashëgiminë natyrore të qarqeve Gjirokastër, Fier dhe Vlorë.

Jaupaj theksoi se iniciativa kontribuon drejtpërdrejt në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfaqëson një investim për të ardhmen e natyrës dhe komuniteteve që jetojnë në pellgun ujëmbledhës të Vjosës, ku banojnë rreth 70 mijë banorë.

Më 27 prill, ministri federal gjerman i Mjedisit, Carsten Schneider, pritet të vizitojë lumin Vjosa për të lançuar zyrtarisht projektin, duke forcuar më tej bashkëpunimin shqiptaro-gjerman në fushën e mjedisit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…

Global 360

Shiroka-Pula me thirrje për shqiptarët e Luginës: Bashkë në listë dhe bashkë në votim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…